TIRANE - I ftuar në studion e A1 Report, deputeti socialist Piro Lutaj thotë se Presidentin Nishani është vendosur vetë në qendër të debatit për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në seli PD. Gjatë bisedës me gazetarin Edvin Parruca, Lutaj akuzoi Nishanin se ka shkelur ligjin për Forcat e Armatosura por dhe se nuk është marrë për të mbrojtur funksionin e tij kushtetues por familjar
 
“Presidenti është vendosur vetë në këtë qendër debati që nuk është politik. E akuzoj nga kjo studio se ka shkelur ligjin ‘për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe te Komandimit Strategjik të FA’. Në këtë debat nuk e ka përfshirë maxhoranca e re, por Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe vetë goja e Presidentit i cili vetë ka deklaruar se territori ku sot është selia e PD i përket parardhëse të bashkëshortes së tij. Ai nuk është marrë me ruajtjen e funksionimit të tij kushtetues, por familjarë. “- tha Lutaj.
 
Sipas deputetit socialist, anëtar i komisionit të sigurisë, legjislacionin e kaluar Nishani nuk ka pasur të drejtë të hiqte nga Plani i Përhapjes së FA në RSH, Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, të njohur dhe si QKU,  pa pasur firmën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm.
 
 “Ai ka hequr nga Plani i Përphapjes së FA në RSH një objekt i cili është pjesë e këtij plani, të cilën nuk duhej ta bënte pavarësisht nga justifikimi që i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Mbrojtjes. Nuk e ka këtë të drejtë.”
 
Sipas Lutajt presidenti është bërë vetë pjesë e një konflikti që nuk duhej të ishte bërë dhe shprehet i gatshëm të hetohet nga prokuroria por dhe Nishani t’i përgjigjet akuzave që i bëhen 
 
“Presidenti i bën thirrje prokurorisë për të hetuar. Dua të them që do të isha fatlum që Prokuroria më së fundi të nisë të funksionojë në mënyrë të barabartë dhe askush të mos cënojë figurën e Presidentit siç ka bërë kryeministri aktual.
 
Jam gati të pëballem me akuzën e Presidentit ndërkohë që ai të përballet me akuzën time. Këtë akuzë ta formatojë dhe Shefi i Shtabit të FA, i cili duhet të prononcohet si njeri përgjegjës për Planin e Shpërndarjes së FA.”
  
Lidhur me deklaratën se zonja Odeta Nishani është pronare e truallit ku aktualisht ndodhet selia PD, Lutaj thotë se një deklaratë e tillë është bërë nga vetë presidenti.
 
“Presidenti ka thënë vetë që preardhja e guras së vet vjen nga familja që është pronare e truallit tek selia PD. Nëse prokuroria gjykon që unë kam fyer Presidentin atëherë të hetohem por dhe presidenti të vërë në tavolinë praktikën pse ka shkelur ligjin e FA. Përderisa nuk shpall dekretin dhe nuk jep argumentin përse QKU u hoq nga Plani i Shpërndarjes së FA çdo njeri ka të drejtë të mendojë e të thotë se Presidenti është pjesë e kësaj afere korruptive që ka cënuar FA”- nënvizo më tej Lutaj.
  
I pyetur si e shikon marrëdhënien mes maxhorancës së re dhe Presidentit duke nisur nga shtatori Lutaj u përgjigj:  “Është president i shqiptarëve. I kemi thënë njohjen e tij institucionale por nuk do të lejojmë të kryejë veprime me Kushtetutën e vendit.

Çështja kryesore është mungesa e argumentit për veprimin që ka bërë dhe të pavërtetat e zëdhënësve. QKU nëse nuk do të ishte pjesë e planit të FA nuk do kishte nevojë për firmën e presidentit, por do kishte ndodhur siç ndodh me territoret e tjera të qendrave spitalore të ushtrisë, e bishtit të Pallës që donin vetëm firmën e Imamit.

Presidenti duhet të dalë mbi partitë e të mos thotë që miratova një kërkesë të MM, por duket se ka miratuar një kërkesë të PD dhe kryeministrit. Heqja nga plani i shpërndarjes nuk  ka marrë firmën e Gjunkshit dhe ky është një veprim antiligjor.”
 
‘Sali Berisha kërkon të ikë nga pushteti duke lënë në institucione vetëm karrigen e kryeministrit dhe të ministrave”- tha më tej Lutaj.

Pyetjes pse është kaq e rëndësishme kjo godinë e SHQUP?
"Nuk e kam trajtuar si godinë por si koncept dhe koncepti që është cënuar nga Nishani është shumë më i madh. Në 3 vitete fundit të SHQUP ka pasur pjesën e luanit. Jo shumë larg ditës së zgjedhjeve të 23 qershorit presidenti dekoroi një nga autoritetet më të rëndësishme, ish Sekretarin amerikan të mbrojtjes, Rumsfeld. I ndodhur përpara faktit të kryer kërkon ta konsiderojë si të parëndësishëm këtë godinë. Eshtë i rëndësishëm nga koncepti strategjik i FA. Presidenti nuk ka të drejtë që këtë plan shpërndarjeje ta cënojë pa marrë firmën e shefit të Shtabit."
 
PARLAMENTI I RI TE MBIQYRE MINISTRINE E MBROJTJES 
Lutaj kërkon me fillimin e Parlamentit të ri të nisë dhe mbikqyrja parlamentare e Ministrisë së Mbrojtjes
 
“Shpresoj që gjërat të mos harrohen: Shkeljet e ligjit dhe veprimet e paprecendeta që kanë ndodhur në Ministrinë e Mbrojtjes që kanë qenë objekt i debateve të ashpra në sesionin parlamentar. Mendoj që Komisioni i Sigurisë Kombëtarë të nisë punën me ushtrimin e mbikqyrjes parlamentare të FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes.”- thotë Lutaj duke kujtuar ndalimin e ushtrimit të kësaj detyrë legjislacionion e kaluar.
 
“Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit ka kapacitetet e nevojshme t’i tregojë opinionit të gjithë bëmat që janë bërë në çdo institucion përfshi dhe MM.”

 
Lutaj e mbylli bisedën në studion e A1 Report duke bërë thirrje “shpresoj që qeveria e re të mund të shfuqizojë vendimin për SHQUP që qeveria e sotme mori në ditët e ikjes”

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)