TIRANE  - Shtëpia Qendore e Ushtrisë dalëngadalë po merr hijen e selisë së PD.  

"Sot paradite i është hequr tabela identifikuese dhe nuk është lejuar të hyjnë në ambientet e godinës as  një grua e cila u paraqit me kartën e Ministrisë Mbrojtjes. Kamionët vazhdojnë të zhvendosin objektet ushtarake, ndërsa nuk lejohet të hyjë asnjë punonjës i ministrisë.  

Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë shqiptare ka nisur dje zbrazjen për t’ia liruar PD, e cila tani e tutje merr “zgjerim”, duke e përdorur atë si seli. Përpos policisë dhe ushtarakëve edhe eksponentë të PD, të cilët kanë mbikqyrur gjatë tërë kohës lëvizjen e materialeve të SHQUP.

Burimet brenda PD saktësojnë se ka filluar projekti për sistemin e zyrtarëve të kësaj partie, duke filluar nga ish-kreu Berisha, kryetari Basha, kreu i grupit parlamentar, nënkryetarët e partisë, sekretariati. Burimi saktëson se kërkesa e vetme e ish-kreut të PD për zyrën në selinë e re ka qënë që pamja e dritares së zyrës të jetë nga lumi Lanë, në mënyrë që të ketë dritë.

Ndërsa kreu i ri Basha por dhe drejtuesit e tjerë ende s’kanë shfaqur preferencat e tyre. Reagon dhe deputeti socialist Taulant Balla që tha dje se kalimi i SHQUP në përdorim PD është i lidhur me interesa private. “Këtu ka interesa biznesesh ndërtuese, që duan të përdorin një pjesë të sheshit apo edhe të pronës së SHQUP për interesa ndërtimi, po të kemi parasysh dhe pozicionin e saj mjaft të volitshëm dhe po të kemi parasysh një vlerësim që i është bërë nga ekspertë të vlerës së kësaj prone.

Mbi 20 milionë euro është vlerësuar nga ekspertët vlera e truallit të lirë për ndërtim brenda kësaj prone", tha Balla. Ai i shton se trualli i SHQUP është kufitar me atë ku do ndërtohet xhamia e re e Tiranës, por që leja për të cilën është bashkëshoqëruar me ndërtimin e një qëndre tregtare, që pritet të vihet në funksion të tij si parkim apo dhe për ndërtim.


Shqup pa tabele me logo

(Ne foto: SHQUP sot kur i eshte hequr tabela)

Shqup me tabele me logo

(Ne Foto: SHQUP me tabelen identifikuese)

Redaksia Online
(jm/sg/gs/shqiptarja.com)