TIRANE- Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses për shtyp deklaron se vendimi për kthimin e SHQUP në selinë PD është akt moral demokratik e ligjor. 

"PD pëshëndet vendimin për të dhënë godinën publike,  si seli qëndrore të opozitës. Këto vendime janë marrë që prej ‘90 edhe për parti të tjera përfshi dhe PS-në. Ish Shtëpisë Qëndrorë të Ushtrisë, e cila prej kohësh ka humbur funksionet institucionale publike, do t’i kthehet rëndësia dhe serioziteti i munguar"-  tha Laura Vorpsi në një dalje publike për shtypin në orën 10: 30 minuta.

Duke e quajtur “ akt moral, demokratik dhe ligjor”, Vorpsi tha se pas këtij veprimi “del në pah lufta e paskrupullt për të eliminaur aktivitetin opozitar. “ 

“Vajtojnë për fatet e një ish restoranti të ushtrisë”- tha zëdhënësja për shtyp duke shtuar se PD vlerëson lart ushtrinë dhe qeveria demokratike modernizoi armatën dhe e anëtarësoi në NATO.

PD sulmoi dhe Ramën duke e akuzuar se kërkon të eliminojë opozitën dhe me reagimin e djeshëm dëshmoi reflekset e njeriut shtet, autokritar.
 
“Kulmi i marrëzisë u shënua nga kreu i mazhorancës Me gjuhë të ashpër antidemokratike e jo dinjitoze. Rama dëshmoi se koncepti i tij për pushtetit është eliminimi i opozitës. Dëshmoi se ka reflekset e njeriut shtet, që ëndërron të bëjë njëherësh kryeministrin, gjykatësin e kryeprokurorin. Flasin për rënien në duar të një autokritari. “

DEKLARATA PER SHTYP E PD
Partia Demokratike pershendet vendimin e autoriteteve te larta shteterore per te dhene nje godine publike (ish-SHQUP-in) si seli qendrore te opozites. Vendime te ngjashme jane marre qe prej viteve ‘90 edhe per parti te tjera politike, perfshire ketu edhe Partine Socialiste. 

Ish Shtepise Qendrore te Ushtrise, e cila prej kohesh ka humbur funksionet institucionale publike, do t’i kthehet rendesia dhe serioziteti i munguar.

Ky ambjent do modernizohet dhe do te funksionoje si nje nga institucionet me te rendesishme publike, si vendi i opozitarizmit, i alternatives qeverisese, institucioni ku do te linde nje projekt i ri politik per Shqiperine!

Ne cdo vend demokratik permiresimi i kushteve te punes se opozites do te kishte marre pergezime. Institucioni i opozites eshte themeli i demokracise dhe kollone e zhvillimit te nje kombi. Perpos ketij akti sa moral, demokratik dhe ligjor, po del ne pah nje fenomen i rrezikshem: lufta e paskrupullt per te minuar aktivitetin institucional te opozites!

Prej mese dy javesh marioneta te pushtetareve te neserm kane nisur nje sulm te paprecedent ndaj Partise Demokratike.

Vajtojne per fatet e nje ish-restoranti te ushtrise ata qe vite me pare, per interesa pushteti sakrifikuan te gjithe infrastrukturen ushtarake te vendit, ata qe ben cmos te pengonin hyrjen ne Aleancen Veri-Atlantike.

Partia Demokratike e vlereson lart Ushtrine Shqiptare. Qeverisjet e Partise Demokratike modernizuan armaten, e ngriten ne nivelin e ushtrive perendimore dhe e antaresuan ne NATO, aleancen politiko-ushtarake me prestigjoze ne historine e njerezimit.

Kercenimet publike ndaj figuarve te rendesishme shteterore, gjuha e urrejtjes dhe mllefi anti opozitar deshmojne reflekset e regjimeve totalitare.

Kulmi i marrezise dhe etjes per revansh u shenua dje nga kreu i mazhorances se re. Me nje gjuhe te ashper, anti-demokratike, jo dinjitoze per nje kryeminister te koheve moderne, kryesocialisti Rama deshmoi edhe njehere se koncepti i tij per pushtetin eshte eliminimi i opozites. I erresuar nga urrejtja patologjike ndaj kundershtarit, ky personazh politik nuk po ngrihet dot ne moralin dhe etiken e nje lideri mazhorance Demokratike."

Ndërkohë që Drejtori i SHQUP, Ferit Breçani, që konfirmoi zhvendosjen e aktivitetit për bilanc negative, është bashkëshorti i Shpresa Breçanit, mbesa e Berishës 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)