TIRANE - Eduard Toptani njëri prej dy pronarëve të SHQUP tha se përpjekjet për rikthimin e kësaj prone do vijojnë pa asnjë kompromis. Madje dhe ditën e djeshme, teksa ka parë se PD ka nisur tjetërsimin e godinës për ta përshtatur si seli, ka deklaruar se s’ka ndërmend të tërhiqet. “Unë erdha në Shqipëri për t’i thënë qeverisë shqiptare se kjo ndërtesë është e njohur si pronë e trashëguar e familjes time.
Kam patur mundësinë të flas me shumë njerëz nga qeveria e më është thënë se ata e njohin këtë ndërtesë si pronën time, por s’kanë ndërmend të bëjnë asnjë veprim për të na e kthyer. Jam tepër i zhgënjyer. Ajo që po ndodh këtu me vendim e qeverisë është vijimi i politikave konfiskuese të ndërmarra nga Enver Hoxha shumë vite më parë. Sot jemi në 2013, jo në 1947. Kjo që po ndodh është një rikonfiskim i kësaj prone, tani në kohën e demokracisë, në mes të ditës.
E gjitha nuk mund të qëndrojë askund”, shprehet ai për “TCH”. Ai tha se do kërkojë mbështetjen e autoriteve të SHBA. “Siç e dini ambasadoti Arvizu dha komentin e tij për këtë çështje. Unë po vijoj dialogun me autoritetet amerikane, por s’dua të jap detaje rreth këtyre bisedave, pasi janë konfidenciale dhe ky komunikim do të vazhdojë”, tha Toptani.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com