TIRANË - Gjatë konferencës së sotme për shtyp, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, përveç deklaratës për gjendjen emergjente të Spitalit Ushtarak u pyet edhe për deklaratën e presidentit të vendit "se mazhoranca e re po nis një platformë shantazhi ndaj institucionit që ai drejton" dhe se si e komenton veprimin e fundit të Partisë Demokratike për të marrë një kat të ndërtesës ushtarake në Fier.
"Në radhë të parë dhe mbi të gjitha, problemi më kritik në momentin e sotëm është që vëmendja e medias dhe për fat të keq vëmendja e opinionit publik po orientohet drejt problemit të disa zyrave të një partie, në vend të që të orientohet drejt problemit, ne të gjithë mund ta bënim këtë konferencë shtypi në mjediset e Spitalit Ushtarak, ku luftohet për jetën, ku do të shikoni që dhjetëra njerëz me kushte shumë të vështira vërtet përballen me jetën dhe kolegët tanë mjekë dhe infermierë luftojnë me të pamundurën, me pamundësitë që kanë teknike, objektive, të barnave etj. dhe nevojës për të dhënë jetë. Këtu duhet të ishte fokusi kryesor", është përgjigjur fillimisht Vasili.
Më tej ai ka shtuar se "një nga fajet kryesore, që ka kjo qeveri, është se ka orientuar problematikat e politikës në këtë drejtim të gabuar. Ne duhet të ishim bashkë sot përsëri në një nga mjediset ku shumë familje rome përballen me të nxehtin e jashtëzakonshëm, që të tërëve na krijon stres dhe jo më atyre që janë në rrugë dhe qeveria nuk duhej të merrej me zyrat, por duhej të merrej pikërisht me këtë çështje".
PËR SHQUP, QËNDRIM EKUIVOK PËR CILINDO QË KA SHKELUR LIGJIN
Mbi problemin në fjalë me Presidencën, Vasili ka theksuar se 'është një problem, i cili duhet verifikuar me gjakftohtësi tërë ligjshmëria e tij". "Mendoj që zgjidhja më e mirë do të ishte që përgjegjësitë që ka çdo njeri, apo person në detyrë në qeverinë shqiptare në raport me tërë këtë procedurë të ndjekur, të verifikohet ligjshmëria e tyre dhe kudo ku ka shkelje ligjshmërie të mbahet një qëndrim pa ekuivok për secilin që ka guxuar të shkelë ligjin".
TENSIONIMI I SITUATËS NGA KRYEMINISTRI, PËR TË KRIJUAR FOKUS TË PAQENË
"Të tëra fazat e mëtejshme, të tëra të përfshirat dhe tensionimi i mëtejshëm i situatës, i kërkuar me insistim nga kryeministri i vendit pikërisht për të krijuar një hulli tensioni, fokusi të paqenë, nuk janë pjesë e diskursit tonë politik. Në rastin konkret këtu bëhet fjalë për një procedurë të një prone shtetërore, rrugën që ajo ka ndjekur për t’u tjetërsuar nga një objekt i Forcave të Armatosura në zyrë partie, ka ekspertizë ligjore të mundshme, të plotë, që do të hedhë dritë mbi këtë çështje".
SHQUP, VËMENDJE MBI NORMALEN, PËRGJEGJËSITË NË KOHËN E DUHUR
"Nuk do të hidhet dhe nuk mund të hidhet në këto kohë, që kjo qeveri është në pushtet. Në momentin e duhur dhe në kohën e duhur, të shikohet si çdo veprim i cili shkel ligjin, pavarësisht nga koha, ose kur ai ndodh, ka edhe përgjegjësit përkatës. Do të hidhet dritë dhe do të zbardhet kjo përgjegjësi konkrete dhe secili do të marrë përgjegjësinë që ka. Kështu që besoj që çdolloj tensionimi i mëtejshëm i panevojshëm, qoftë ky edhe për institucionet të larta mbi qeverinë është një tensionim i panevojshëm. Secili duhet të jetë në respekt në raport me ligjin dhe kaq. Besoj që edhe vëmendja e thithur deri më tani për këtë çështje ka qenë e tepërt mbi normalen".
KONFLIKT I STISUR, PËR TË FAKTORIZUAR PD-në PAS HUMBJES SË THELLË
Pyetjes, nëse mendon se është zgjedhur momenti aktual politik nga ana e Partisë Demokratike në kohën kur po lë qeverinë, për të ndezur këtë konflikt, duke përfshirë në të edhe Presidentin e Republikës, Vasili i është përgjigjur
se "sigurisht ky është një konflikt i kërkuar, i stisur forcërisht në mënyrë artificiale, pikërisht për të faktorizuar Partinë Demokratike dhe lidershipin e vet në një moment shumë të vështirë të një humbjeje të rëndë, por domethënëse, pra nuk ishte një humbje e rastësishme dhe krijimi i fokuseve të tilla që tensionojnë artificialisht situatën thjesht dhe vetëm për të bërë protagonist kryeministrin, që po ikën apo për t’i dhënë kredo të reja, besoj që janë të rrezikshme në njërën anë, të papranueshme, por edhe naive".
MAZHORANCA DO DIJË TË NDAJË PJESËN ARITIFICIALE NGA THELBI: LIGJ
Vasili ka shtuar se "sigurisht që mazhoranca e re ka të gjithë pjekurinë dhe eksperiencën e duhur shumë të gjatë politike që të dijë të ndajë mirë pjesën artificiale të konfliktit me atë që është thelbi, pjesa e ligjore e tij. Mazhoranca do të dijë ta ndajë mirë këtë çështje pa pasur nevojë që të ushqejë idetë kryengritëse të kryeministrit në ikje, të evidentojë ato përgjegjësi ligjore të gjithë këtij procesi që nga fillimi deri në fund. Kushdo që ka shkelur ligjin duhet të shqetësohet. Kushdo që e ka respektuar atë duhet të ndihet i qetë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com