Shoferë e inspektorë të bashkisë, arrestohen 4 sulmuesit e KZAZ-së në Kukës, 7 në kërkim e 4 të tjerë procedohen në gjendje të lirë

Shoferë e inspektorë të bashkisë, arrestohen 4 sulmuesit e KZAZ-së në Kukës, 7 në kërkim e 4 të tjerë procedohen në gjendje të lirë


Policia e Kukësit ka vënë në pranga 4 persona të cilët një ditë më parë  kanë dhunuar qendrën e KZAZ nr.11 tek gjimnazi 'Hazi Nela', ku në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të dëmtojnë materialet zgjedhore, kanë prishur derën e palestrës dhe kanë vënë zjarr, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Ndërsa janë shpallur në kërkim 7 simpatizantë të tjerë të PD-së ndrësa 4 janë proceduar në gjendje të lirë.

Të Arrestuarit janë:

-A. C., 46 vjeç, banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. H., 42 vjeç,  banues në Kukës, shofer në Bashkinë e Kukësit.

-E. B., 26 vjeç , banues në Kukës, Inspektor i Policisë Bashkiake.

 -E. M., 35 vjeç, banues në Kukës.

Persona e lartpërmendur, akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Mosbindja ndaj urdhrit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, "Shkatërrimi i pronës”, ”Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore, e mbetur në tentative”, “Organizim i paligjshëm i tubimeve” dhe “Prishja e qetësisë publike”.


Lajmi kryesor:

Sulmet ndaj KZAZ-ve në Kavajë, Kukës, Mat dhe Klos, arrestohen zyrtarë të bashkive të PD-së dhe militantë


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare