Shqyrtohet Buxheti, s'lejohen
pyetjet, PD largohet nga Komisioni

Shqyrtohet Buxheti, s'lejohen<br />pyetjet, PD largohet nga Komisioni
TIRANE-Nisi me debate e braktisje të mbledhjes, shqyrtimi i buxhetit 2017 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Fillimisht fjalën e mori Ministri i Financave Arben Ahmetaj i pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, i cili bëri një ekspozim të shifrave që do të prekin pagat, pensionet apo borxhin publik.

Pas fjalës së ministrit pati përplasje mes së majtëve dhe të djathtëve në komision, deri në largimin e këtyre të fundit në shenjë proteste.

“Në vitin 2017 rrisim pagat dhe pensionet, ulim borxhin publik. Reforma në Drejtësi kap shifrën 1.8 miliardë lekë, Reforma në ligjin e Pronave 3.8 miliardë lekë, reforma e pagave e pensioneve me 10 miliardë lekë. Reforma e ujit, 1 miliardë lekë.  U kemi kthyer dinjitetin punonjeëve të Policisë, u janë rritur rrogat 35%. Deri në maj 2017 do legalizohen 30 mije objekte të reja, në total 100 mijë legalizime. 126 milione lekë ALUIZN-it për përshpejtimin e procedurave të legalizimit. Rriten 10% pagat e mësuesve dhe të mjekëve e infermierëve, 1.5 miliardë lekë nga buxheti për këtë qëllim”, u shpreh Ahmetaj.

Menjëherë pas fjalës së Ahmetaj, të djathtët kërkuan të bënin pyetje, por Erjon Braçe u kërkoi që këto të ruheshin për një seancë tjetër mbledhje të Komisionit Parlamentar.
“Sot miratohet kalendari dhe nuk duhet të merremi më këtë. Kemi 35 ditë përpara që të bëjmë pyetje”, tha Braçe.

Të djathtët e quajtën të papranueshme këtë dhe braktisën votimin në shenjë proteste duke u larguar nga salla.
“Praktikë e paranueshme që nuk lejohen pyetjet. Kjo tregon dështimin e buxhetit”, tha Ridvan Bode për mediat.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS