KQZ regjistron përfundimisht PD-në me kryetar Alibeajn! Kalojnë edhe aleancat, Berisha 'përjashtohet' nga koalicioni me Metën! Sefa: Të merren masa, përdorën simbolet tona

Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhjet e 14 Majit. Vendimi është marrë nga Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i cili zbatoi kështu vendimmarrjen e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve (KAS)  për ta regjistruar PD-në me kryetar Enkelejd Alibeajn si kryetar i Komanduar. Ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë i cili tha se vendimi i KAS do të ankimohet dhe duhet pritur vendimi i Kolegjit.

Ndërkohë që ashtu siç edhe pritej koalicioni i Ilir Metës për zgjedhjet e 14 majit nuk do të ketë asnjë ‘gjurmë zyrtare’ të Sali Berishës. Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi regjistrimin e koalicionin të Partisë së Lirisë vetëm me Partinë Demokristiane të Nard Ndokës dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të Vangjel Dules. Futja e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën është konsideruar e paligjshme, ndaj edhe nuk mund të ketë PD në koalicion.  Sipas Celibashit, PD-ja nuk ka shprehur vullnet për t’u bërë pjesë e këtij koalicioni dhe si e tillë, sigla PD e Berishës nuk mund të jetë pjesë e koalicionit “Bashkë fitojmë”.

"Mungon vullneti i PD-së për të qenë pjesë e këtij koalicioni. Jemi përballë të njëjtës situatë si përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit 2022. Regjistrojme koalicionin vetëm me pjesëmarrëse PL, PBDNJ dhe PDK, theksoi Celibashi gjatë fjalës së tij.

Pati debat gjatë shqyrtimit të kërkesës së Partisë së Lirisë së Ilir Metës me 2 parti të tjerë, ku në marrëveshje kanë futur edhe emrin e Partisë Demokratike me kryetar Sali Berishën. Përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa ka kërkuar të merren masa ndaj këtyre personave që e kanë sjellë këtë kërkesë.

“Ju konfirmoj që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Ështtë përdorur logo, emri dhe karakteristikat e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe mashtrim të zgjedhësve. Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion. Nuk është kush është ky person që e ka bërë këtë kërkesë. Komisioneri të marrë masa dhe të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të vendosur në vend drejtësinë.  Kjo kërkesë duhet rrëzuar”, tha Sefa.

Ndërkohë që përfaqësuesi i Partisë së Lirisë tha se Sefa flet si përfaqësues i një partie ende të paregjistruar.

“Kolegu Sefa flet në emër të një partie që ende nuk është regjistruar, për të kundërshtuar disa parti që janë regjistruar e duan të bëjnë një koalicion. Është ende afati për ta ankimuar atë vendim”, tha Kaziaj.

Sot gjithashtu Celibashi ka miratuar edhe koalicionin tjetër të paraqitur, atë mes  Partisë Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat dhe Partia Bashkimi Demokrat, parti të cilat Berisha i ka mbështetur me 3 deputetë që të mund të paraqesin kandidatë për këshilltarë në të gjithë Shqipërinë. Një tjetër kërkesë për koalicion është dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Katër parti si Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën  si dhe Partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, kanë formuar koalicionin për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 14 majit, kërkesë e cila pritet të shqyrtohet nga KQZ në ditët në vijim. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
14 Maji/ KQZ regjistron përfundimisht Partinë Demokratike me kryetar Enkelejd Alibeajn

1679137638_Screenshot1.jpg

Partia Demokratike regjistrohet në zgjedhje. Vendimi është marrë para pak minutash nga Ilirjan Celibashi i cili zbatoi vendimin e KAS për ta regjistruar PD-në me kryetar Enkelejd Alibeajn si kryetar i Komanduar. Ky vendim u kundërshtua nga përfaqësuesi i Partisë së Lirisë i cili tha se vendimi i KAS do të ankimohet dhe duhet pritur vendimi i Kolegjit.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pandi: 19/03/2023 01:38

    I dolen prej hundesh PDse ish "KOPistet"! Sapo u ngjeshen mire e mire me ofiqe, para e pushtet, i vune minat "baba" Saliut! Dh je vetem, por punen e spiunllikut e paskeshin patur me dashuri te rralle dhe pasi kane dh.... dynjane po perpiqen me i fut nje sh... per lezet.

    Përgjigju
  • Arbërori: 18/03/2023 14:23

    Është partia që vendos kryetarin e jo KQZ o komunist fashist!

    Përgjigju
    • Arberor Fisqiri: 19/03/2023 09:54

      Mos u merr me kto pune ti koktul, se nuk i kupton dot. Ti vazhdo punen e goiores se per ate te kan marre te shqupi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën