Shtëpi me pllaka dhe sobë/ Rama:
Kjo familje s’është në nevojë!

Shtëpi me pllaka dhe sobë/ Rama:<br />Kjo familje s’është në nevojë!<br>
Kryeministri Edi Rama për të disatën herë brenda pak ditëve, ka vijuar fushatën e tij ilustruese për të legjitimuar reformën e ndërmarrë me ndihmën ekonomike, në kuadër të së cilës, sipas opozitës janë përjashtuar 20 mijë familje.

Në shembullin e radhës, Rama ka publikuar foton e një shtëpie, në të cilën dallohet vetëm një dollap druri, pllakat në mur dhe dysheme dhe një sobë me korent.

Sipas Ramës, kaq mjafton për të kuptuar që kjo familje nuk ka nevojë për ndihmë ekonomike.

Kryeministri e ka nënkuptuar një gjë të tillë në statusin e tij ë në Facebook:

Majtas mjediset e brendshme të shtëpise së N.B në Korçë që deri dje merrte çdo muaj ndihmë ekonomike dhe djathtas mjediset e R.Ç po në Korçë që nuk përfitonte ndihmë ekonomike. Me skemën e re, N.B është përjashtuar dhe R.Ç është përfshirë në skemë.

Fotot tregojnë qartë se cila nga kto dy familje është në nevojë.

Ndërkohë që po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme për të rivlerësuar çdo familje të hyrë apo të dalë nga skema e ndihmës ekonomike, bashkive u është dyfishuar fondi, nga 3% në 6%, për të përfshirë në skemë familjet realisht në nevojë dhe që nuk përfitojnë nga skema kombëtare.- shkruan Rama.

er

Postimi i Ramës në Facebook

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin