Shtëpia e Bardhë mohoi sot që SHBA-ja të ketë diskutuar me Izraelin për një projekt aneksimi të vendbanimeve të reja të ndërtuara në Cisjordaninë e pushtuar, duke kundërshtuar deklaratat e një zëdhënësi të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu që nxitën indinjatën e qeverisë palestineze.

Pretendimet se këto diskutime janë në proces e sipër ‘’janë të pavërteta’’, u shpreh Josh Raffel, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë i cili punon me Jared Kushner, dhëndrin dhe këshilltarin e Donald Trump i ngarkuar për këtë çështje në administratën amerikane.

SHBA dhe Izraeli nuk kanë diskutuar kurrë një propozim të tillë dhe presidenti mbetet i fokusuar në iniciativën për arritjen e paqes izraelito-palestineze.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com