UASHINGTON -  Presidenti  Obama nuk ka marrë ende asnjë vendim për sa i përket Sirisë. Kur do të ketë njoftime, do t’ua komunikojmë”. Kështu u shpreh zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney gjatë një konference shtypi me gazetarë. "Opsionet që Obama ka në tavolinë nuk kanë të bëjnë me një ndryshim regjimi në Siri", iu përgjigj Carney gazetarëve.

Carney ka shtuar se "jemi duke u konsultuar me konsulentë britanikë për të parë gjendjen në Siri" dhe se "opozita siriane nuk ka fuqi sa mund të ketë vetë regjimi sirian i Bashar al Assad. Përdorimi i armëve kimike në shkallë të lartë që është përdorur në Siri nuk mund të mbetet pa një përgjigje, por është në dorën e Presidentit, nëse ai do reagojë apo jo.

Ne nuk mund të lejojmë një shkallë kaq të lartë dhune në Siri dhe Presidenti është aktualisht duke u konsultuar me ekipin e tij. Ai do të dalë me n
jë vendim të menduar mirë në lidhje me këtë çështje."

Pyetjes se si do të reagojë SHBA-ja, a do kërkojë rrëzimin e Assad nëse provohet se ai ka përdorur armë kimike, Carney iu përgjigj:

"Regjimi i Assad ka përdorur një sasi të vogël armësh kimike. E theksoj, të vogël dhe ne kemi reaguar në lidhje me këtë gje. Kur të konfirmojmë që këto armë janë përdorur nga Assad dhe regjimi në një shkallë të lartë, do të ketë dhe një vendim nga Obama".


Redaksia online
(mag/e.b/shqiptarja.com)


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)