Piktori Vangjush Mio mes veprave të tij nuk ka harruar të pikturojë edhe këtë imazh të bukur të shtëpisë tij në një nga lagjet më karakteristike të saj.
shtepia e pikturuar e vangjush mios


Për vlerat etnografike që mbart dhe për faktin se aty lindi një nga piktorët më të shquar shqiptarë, kjo shtëpi është shpallur shtëpi muze. Në shtëpinë e Piktorit të Popullit Vangjush Mio këto ditë kanë filluar punimet restauruese për ta shpëtuar ndërtesën karakteristike nga degradimi i plotë, njofton drejtoria e Monumenteve të Kulturës në Korçë.
 
Tashmë kanë filluar ndërhyrjet me riparimin e çatisë dhe të mureve anësore që kishin pësuar çarje.
 
Punimet në këtë monument kulture të kategorisë së parë, pritet të përfundojnë pas dy javësh. 
 
Banesa muze e Piktorit të Popullit Vangjush Mio, është një nga me të vizituarat në qytetin e Korçës. Por pamja e jashtme e saj ishte lënë jashtë vëmendjes dhe ndërtesa rrezikon shembjen nga çarja e mureve dhe dëmtimi i trareve mbajtës.