TIRANE- ALBtelecom dhe Eagle Mobile ka çuar në Sarandë Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve. Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës në këtë qytet kanë festuar Ditën e tyre Ndërkombëtare në një atmosferë të ngrohtë e familjare, ku janë argëtuar me muzikën e DJ, koktejin dhe dhuratat që janë shpërndarë për ta. Të pranishëm në këtë event kanë qenë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Erion Veliaj, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom, Dr. Erkan Tabak, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Sarandës, z. Stefan Çipa, Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, znj. Etleva Bisha dhe Drejtoresha e Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Vlorë, zj. Ines Stasa. Ministri Veliaj dhe kryetari i bashkisë së Sarandës, z. Çipa kanë falënderuar ALBtelecom dhe Eagle për mbështetjen e tyre në këtë ditë të veçantë për fëmijët jetimë.
Në fjalën e tij drejtori i përgjithshëm i kompanisë ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Dr. Tabak tha: “Jam shumë i lumtur që ndodhem me ju në Sarandë sot, për të festuar me këta fëmijë e për të sjellë gëzim dhe lumturi në jetën e tyre. Me një gëzim të veçantë dua t’ju them se ALBtelecom do të mbështesë Shtëpitë e Fëmijës në Sarandë dhe Vlorë me dy projekte madhore, që janë pjesë e projekteve tona të Përgjegjësisë Sociale. Ne kemi dhënë mbështetjen tonë në fusha të ndryshme si mjedisi, arsimi, kujdesi i shëndetit, etj. Si kompani telekomunikacioni, ne gjithashtu mbështetëm edhe ‘Javën e Inovacionit’.
Në këtë aktivitet janë lançuar dy projekte për rehabilitimin e Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë dhe të asaj në Vlorë, një projekt ky që mbështetet nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile me një buxhet të veçantë për të pajisur Shtëpitë e Fëmijës në këto dy qytete me orendi të reja si dollape, krevate, etj. ALBtelecom dhe Eagle Mobile iu përgjigjën pozitivisht ftesës për të qenë pjesë e rrjetit “Miqtë e Shërbimit Social”, ngritur në mars të këtij viti. ALBtelecom dhe Eagle Mobile e kanë nisur përkujdesjen e tyre të veçantë ndaj fëmijëve jetimë prej vitesh, ku mund të përmendim vitin 2009 që iu kushtua pikërisht kësaj kategorie fëmijësh. Kjo kompani akordoi 20 bursa të plota 4 vjeçare për nxënës të suksesshëm të Shtëpive të Fëmijës, ndërkohë që çdo vit me rastin e 1 Qershorit dhjetëra fëmijë kanë patur mundësinë të shijojnë ditë pushimesh jashtë Shqipërisë.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com