Shtabi elektoral i Ramës në PS:Noka
po shantazhon nëpunësit e Maqellarës

Shtabi elektoral i Ramës në PS:Noka<br />po shantazhon nëpunësit e Maqellarës
Flamur Noka po i bën presion nëpunësve të zonës së Maqellarës për të votuar me doemos kandidatin e djathtë për Bashkinë Dibër, Sherefedin Shehu”.

Kjo ka qenë akuza e hedhur në drejtim të deputetit demokrat nga ana e shtabit elektoral të kandidatit të PS në Dibër, Muharrem Rama, i cili përmes një deklarate për mediat i kuron organeve kompetente që të marrë masa për këtë fenomen, ku Noka po i kërcënon dhe fyen qytetarët.

Nga ana tjetër, i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që ti japë fund presioneve, pasi dibranët nuk mund të ofendohen e kërcënohen.

Ja deklaratë e Shtabit Elektoral të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”
Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” z.Muharem Rama denoncon presionin që po ushtrohet prej ish-ministrit të brendshëm Flamur Noka ndaj nëpunësve të njësisë administrative të Maqellarës.
Deputeti i Partisë Demokratike ka intensifikuar veprimet e tij në përpjekje të hapur për të ndikuar në tjetërsimin e vullnetit të lirë të banorëve të njësisë së dytë administrative më të madhe në Bashkinë Dibër.
Gjatë tre ditëve të fundit, nga ana e zotit Noka është faktuar të jenë kryer telefonata kërcënuese dhe fyese ndaj: Gj.T. drejtoreshë e gjimnazit Maqellarë; G.Q. drejtor i shkollës 9-vjeçare në Maqellarë; E.M. drejtor i shkollës 9-vjeçare Kllobçisht; M.V. zv.drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare Pocest dhe R.D. specialist i ndihmës ekonomike në Maqellarë.
Shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë për të parandaluar dhe ndëshkuar ushtrimin e presionit ndaj zgjedhësve dhe tjetërsimin e vullnetit të tyre në prag të zgjedhjeve të 11 Shtatorit. Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjitha misioneve të vëzhgimit ta ndjekin nga afër dhe dokumentojnë këtë veprimtari antiligjore të eksponentëve më të lartë të Partisë Demokratike. 
Kërkojmë nga Partia Demokratike ti japë fund menjëherë presioneve tanimë të shtrira në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë së Dibrës. Qytetarët e Dibrës nuk mund të ofendohen dhe kërcënohen. Ata duhet të zgjedhin me vullnetin e tyre të lirë kryebashkiakun e ardhshëm.

fotoja e ps

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur