Për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shumta të borës, Alpet franceze janë mbuluar me shtatë metra borë.

Orteku i borës e ka bllokuar rrugën ndërmjet Besansit dhe Boneval sur Arkas pasi që rajoni u godit nga reshje të shumta të borës.

 Kanë kaluar 20 vjet që kur në këtë rajon kanë rënë reshje të tilla të dëbore.

Në rajonin e Savoas për 26 orë ka rënë 1.8 metra borë, derisa meteorologët të reshurat i kanë përshkruar si ato që shihen një herë në 30 vjet.

Kjo ka sjellë ndërprerjen e energjisë elektrike dhe bllokimin e banorëve të këtyre zonave.

Punëtorët bënë të mundur çarjen e ortekut dhe pastrimin e rrugëve për qarkullimin e banorëve të këtyre fshatrave.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com