Shtatori muaj i hapur vaksinimi, të rinjtë interes të lartë! Mjekja: Efektet anësore të shkaktuar nga vaksina zgjatin 48 orë dhe janë më të lehta se COVID

TIRANË-Shtatori është muaji i dytë i vaksinimit të hapur ku sipas ekspertëve ka pasur një interesim të shtuar nga ana e qytetarëve mbi 18 vjeç. Shefja e kujdesit parësor Ariela Malaj thotë se mesatarisht në ditë kryhen 1000 vaksinime në pikën e përqendruar në sheshin “Skënderbej”.

“Kemi një rritje të dukshme të personave që vaksinohen dhe sidomos dhe të moshave të reja. Arsyeja më madhore është pa diskutim mbrojta nga virusi. Në sheshin “Skënderbej” kryhet vaksina AstraZeneca dhe Coronavac. Për shifra mesatarisht mund të jemi në këto momente nga 500-1000 veta që vaksinohen në ditë nga ora 08:00-20:00”-u shpreh shefja e kujdesit parësor Ariela Malaj.

Malaj thotë se efektet anësore që shkakton vaksina anti-covid zgjasin deri në 48 orë dhe janë më të përballueshme se sa vet infektimi me COVID.

“Efektet anësore janë shumë të lehta, janë deri në 48 orë. Janë një temperaturë e lehtë, një dhimbje kockash, një gjendje jo e mirë trupore domethënë një dobësi trupore por janë të gjitha 48 orëshe, shumë të përballueshme dhe shumë shumë shumë herë më të lehta se sa një COVID për ta kaluar”-tregoi Malaj.

Deri më tani janë kryer mbi 1.4 milion vaksinime, prej të cilave 650 mijë janë me dy doza.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia