VLORË- Fluksi i lartë i turistëve të huaj po e shoqëron bregdetin e jugut edhe në këtë fillim shtatori. Në Vlorë shikon të huaj nga e gjithë bota.
Besnikë mbeten ato nga vendi fqinj, Italia. Në grupe, të rinjtë preferojnë që të shijojnë çdo cep të Vlorës, por destinacionet më të preferuara mbeten Sazani dhe Karaburuni.
“Jam Nga Roma, Italia. Është hera e parë në Shqipëri. Vlora shumë e bukur, plazh i bukur. Ka shumë argëtim, shumë gjëra për të bërë dhe vende për të vizituar”, tregoi një turist.
“Jam nga Italia. Është hera e dytë këtu. Do shikoj Vlorën dhe Sazanin. Shqipëria është shumë e bukur”, tregoi një vajzë.
“Vij nga Italia. Hera e parë që vij në Shqipëri. Vlora shumë e bukur, e mahnitshme, njerëz shumë të mirë. Flisni të gjithë italisht dhe për ne është shumë më e thjeshtë”, tha një tjetër.
Vlerësojnë edhe detin e pastër, ushqimin dhe mikpritjen e shqiptarëve.
“Un jam nga Sicilia. Është hera e parë për mua në Shqipëri. Është një vend shumë i mirë, turistik dhe shqiptarët ngjasojnë me italianët. Ndjehemi mirë. Edhe ushqimi është shumë i mirë”, tha një turist italian.
“Është hera e parë këtu. Deti i bukur, ambient i bukur. Na transmeton energji deti dhe në përgjithësi këtu personat janë të shkëlqyer. Jemi duke parë dhe duke bërë eksperienca”, tregoi një tjetër turist.
Guida turistike, Gjergj Nikaj thotë se për shtatorin ka mjaft kërkesa nga turistët që duan të vizitojnë vendin tonë edhe për shkak se moti është më i freskët, ndërsa shëtitjet me anije apo varka janë kërkesat e vetë turistëve.
“Unë punoj me grupe angleze dhe italiane. Janë dy gjuhët që zotëroj. Nuk ka pasur aq shumë sa vjet, por mirë. Shumica e Italianëve preferojnë detin. Shtatori është më i frytshmi”, tha guida turistike, Gjergji Nikaj.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.6%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3609
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Plator Nesturi prezantohet prefekti i ri i Qarkut të Vlorës
14 Janar, 15:34
-
Sarandë/ U përfshinë në përleshjen e armatosur të fshatit Gjashtë, IMT shemb lokalin ‘Unico Lounge’ në Ksamil, administrohej nga vëllezërit Sulejmani (VIDEO)
14 Janar, 15:25
-
Përmirësohet situata pas reshjeve të borës dhe erës! Rrugët kombëtare të gjitha të kalueshme! Vazhdon pezullimi i mësimit në disa zona
14 Janar, 11:40
-
Atentati në Vlorë/ Pistë hetimi hakmarrja mes fiseve në Rrëshen, shoqërohet nipi i Kastriot Reçit! I riu tentoi ta vrasë në 2023, më pas i ekzekutuan xhaxhanë
14 Janar, 08:52
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Atentat në aksin Fier-Vlorë, vritet 30-vjeçari me të shkuar kriminale! Dyshohet për 3 autorë, gjendet mjeti djegur, por jo arma e krimit (EMRI+VIDEO)
13 Janar, 18:59
-
Rama në Romë, merr pjesë në prezantimin e ‘Giro d'Italia’, kryeministri: Sporti italian ka pasur influencë të jashtëzakonshme në Shqipëri! Tajani: Gati t’ju presim në BE
13 Janar, 18:35
-
Përmbytje në Vlorë/ Tërhiqet uji nga lagjet kryesore mbetet në oborret e banesave në periferi! Rënie dherash në aksin Himarë-Kuç
13 Janar, 09:06
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Përmbytet sërish Vlora / 'Albano & Romina' e disa rrugë të pakalueshme, uji ka hyrë në disa banesa! Qytetarët vendosin thasët me rërë (VIDEO)
12 Janar, 18:29
-
Dikur vendi më i izoluar, sot plot me turistë, BBC i kushton reportazh transformimit të Tiranës
12 Janar, 16:33
Ne plazhin e Zvernecit sezoni ka qenë skandaloz me I dobeti ndonjeherë.
PërgjigjuE gjitha kjo e perkthyer në mirëqenie e popullit. Spo dimë ku te cojme lekët.
Përgjigju