Shtatori sjell ‘freskinë’, ulen temperaturat! Priten reshje shiu

Shtatori sjell ‘freskinë’, ulen temperaturat! Priten reshje shiu

Foto ilustruese

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi lokale. Temperaturat minimale do të luhaten 13-24 gradë, temperaturat maksimale parashikohen 23-25°C e veri, 29-32°C në zonën e ulët dhe zonat pranë bregdetit.

Era do të jetë me drejtim Veri- Perëndim me shpejtësi 10 - 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 - 5 ballë në det të hapur.

Ditën e Hënë dhe ditën e Martë do të kemi prezente reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar përgjatë pjesës lindore dhe juglindore të vendit.

Pas ditës së Mërkurë do të kemi reshje shiu me intensitet të ulët të përqendruara në jug dhe në qendër të vendit. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra, më së shumti përgjatë relieveve kodrinore malore.

Temperaturat do të pësojnë rritje në të dyja vlerat, ndërsa era pas ditës së Enjte do të jetë me drejtim veriperëndim-juglindje 1-8m/s. Në bregdet e lugina era do të fryjë me shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë