PRISHTINË ­- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e përurimit të shtatores së Ismail Qemalit, në Prishtinë.

Kryeministri Rama ka theksuar në fjalën e tij se nuk bëhet fjalë për një bashkim me Kosovën si një skenar i mundshëm. Sipas Ramës bashkimi i vetëm me Kosovën do të jetë në BE kur të dyja vendet të jenë pjesë e unionit. Rama tha se nuik do ta shkelë fjalën e dhënë SHBA-ve dhe BE për bashkim e as për fqinjësi të mirë. 

Duke kujtuar se Ismail Qemali u bënte thirrje vendeve të tjera që të respektonin të drejtat e shqiptarëve, Rama përsëriti thirrjen për të drejtat e shqiptarëve sot në Ballkan.

Kur shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk kërkojnë një faturë shtesë, por të drejtat e tyre, të cilat nuk mund të treten. Kur shqiptarët e Preshevës ngrenë zërin nuk kërkojnë asgjë më shumë se çfarë kanë serbët në veri të Kosovës”, tha Rama, i cili sheshoi edhe keqkuptimet e lindura nga bashkimi i shqiptarëve. 

Nuk kemi ndërmend të shkelim fjalën që u kemi dhënë SHBA dhe BE për bashkim, përveçse në BE. Edhe me fqinjët e tjerë duam të bashkohemi nën çatinë e përbashkët të Europës. Amaneti i Ismail Qemalit ishte: shqiptarët të bashkuar në Europën e bashkuar. Dhe askush nuk mund t'i përpijë shqiptarët
”, tha Rama.

​“Nuk ka gjest më të lartë për një kryeministër, sesa përurimi i shtatores së njeriut të historisë në mejdanët e kryeqyteteve. Sa herë që një shtatore e Plakut të Madh lartësohet para nesh, është pavarësia dhe sovraniteti i shqiptarëve që rishpallet. Rikthimi i shëmbëlltyrës së bronxtë të kësaj figure të madhe të kombit tonë, nuk do të ishte i përmbushur nëse nuk do të ishte ndalur edhe në Prishtinë, në këtë vend të themelit të qytetërimit shqiptar në këto troje”, deklaroi Rama.

Ceremonia e vendosjes së shtatores së Ismail Qemalit,u zhvillua në hapësirën para ish­ Pallatit të Shtypit, në një bashkëorganizim me Bashkinë e Vlorës.

edi rama ne prishtin

edi rama ne prishtin

Kryeministri vuri në dukje se, “Deri këtu kemi ardhur duke kërkuar drejtësia jo duke i shkelur të tjerët, por duke iu kërkuar të tjerëve të mos guxojnë të na shkelin, duke bërë për të tjerët atë që u kërkojmë të tjerëve të bëjnë për ne… Vështrimi i vetvetes përmes syve të Ismali Qemalit do jetë ndëshkimi apo shërbimi ynë në çdo kohë, që për më shumë se 100 vite ky plak i pavdekshëm shndrit i parrudhur dhe është këtu mes nesh, gjithmonë i gatshëm të vazhdojë të bëjë histori. Lavdi veprës dhe mesazhit të Ismail Qemalit, zoti qoftë me të gjithë ata që kur e nderojnë atë mendojnë si të besojnë si ai dhe janë gati të veprojnë si ai”. ­

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti premtoi se ashtu si Vlora solli në Prishtinë shtatoren e Ismail Qemalit, ashtu edhe Prishtina do ta çojë në Vlorë shtatore ne Hasan Prishtinës. “Sot po ia mundësojmë të jetë në Prishitinë Ismali Qemal Vlorës”, tha Ahmeti.

Sipas Ahmetit, bashkimi dhe përparimi i shqiptarëve k qënë motoja e Ismail Qemalit, pasi sipas tij, “Shqiptarët bashkë janë më të fortë”.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe personalitete të ndryshme nga fusha politike dhe kulturore e vendit.

Gjatë kësaj ceremonie, performoi kori i filarmonisë së Kosovës dhe ansambli “Rexho Mulliqi”.

Vendosja e shtatores simbolizon rolin e Ismail Qemalit në pavarësinë e shqiptarëve, si dhe në zhvillimin e kombit shqiptar.

edi rama ne prishtin

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)