Shtatorja e Nënë Terezës, Mulliqi: 
"Me zhvendosjen u bënë spekulime"
Foto-denoncimi: Ja si trajtohet skulptura

Shtatorja e Nënë Terezës, Mulliqi: <br />Foto-denoncimi: Ja si trajtohet skulptura">
Luan Mulliqi një nga skulptorët më të njohur në Kosovë është shqetësuar për keqtrajtimin e skulpturës së Nënë Terezës, të cilën Ministria e Kulturës, pas deklaratës së një viti më parë se do ta restauronte e ka lënë të shtrirë në tokë dhe pa asnjë mbrojte.  Ai ka bërë këtë reagim “Meqenëse këto ditë jam jashtë Kosovës, ndërkohë po marrë shumë telefonata me shqetësime në lidhje me veprën time Shtatoren e Nënë Terezës, e cila është zhvendosur nga Aeroporti i Rinasit.
 
Më duhet të them se nga disa mjete të informimit kam kuptuar se Këshilli Kombëtar i Restaurimeve në Tiranë ka propozuar për restaurimin e veprës sime. Ajo tani më është zhvendosur nga Aeroporti I Rinasit pa u caktuar paraprakisht vendi se ku do të vendosej, dhe kjo më ka befasuar shumë.  Skulptori Luan Mulliqi i njohur në galeritë ndërkombëtare ku arti nuk ka kufij me skulpturat moderne, nuk e ka pritur që në Shqipëri vepra e tij do të keqtrajtohej, aq më tepër që lidhet me imazhin e Nënë Terezës
 
Faktin e keqtrajtimit të veprës së tij “Nënë Tereza” ai e shpreh në këtë mënyrë:
“E vërteta është se nuk kam qenë zyrtarisht i informuar nga asnjë institucion, edhe pse si autorë është dashur qe të konsultohem së paku për çështje tekniko-profesionale gjatë zhvendosjes së shtatorës. Shpresoj që së shpejti do të marr ndonjë njoftim zyrtar nga institucioni, i cili ka marrë këtë vendim. Duhet thënë, se hapësira ynë kulturore është e pandalshme, është një, pavarësisht nga ne artistët në cili vend jetojmë dhe krijojmë, prandaj çdo spekulim që ka të bëjë me copëtimin e kësaj hapësire apo me teoritë tjera krahinore-lokaliste e sidomos ato që kanë të bëjnë me paternalizmin kulturorë për mua janë të papranueshme.
 
Duhet të përkujtojë se koncepti ideor (boceta) e kësaj shtatore është përzgjedhur në Konkursin Ndërkombëtarë të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë me Juri Profesionale nga 11 anëtarë.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin