Shtatzëna nga Lekbibaj
me helikopter në Tiranë

Shtatzëna nga Lekbibaj<br />me helikopter në Tiranë
Valbona, ende i ka sytë e skuqur nga të qarat. I vjen keq për dy djemtë e saj, 6 dhe një vjeç që ka lënë në Lekbibaj dhe mezi pret ditën kur të shkojë sërish tek ta. Madje nuk e fsheh gëzimin kur i thanë se helikopteri nuk mund të vinte se ishte moti i keq. "Shyqyr thashë, do rri edhe një ditë më shumë me fëmijët e mi", - na tregon Valbona. Në një intervistë të dhënë mbrëmë për "Shqiptarja.com", ajo na rrëfen se janë mbledhur burrat e dy fshatrave për të hapur dëborën, ku do të ulej helikopteri.

Valbona, ju kishit shqetësime? Lajmëruat mjekun?
Jo, në të vërtetë jo! Por mjeku i zonës, së bashku me kryetarin e komunës, duke e ditur se unë e kam për të lindur në fund të shkurtit morën në telefon dhe pyetën se si isha me shëndet. Pastaj ata na thanë se do të ishte më mirë që të vija në Tiranë dhe të prisja lindjen e fëmijës, se sa të rrija në shtëpi, pasi moti sa vinte e përkeqësohej. Duke qenë se edhe dy fëmijët e parë i kam lindur me operacion, edhe të tretin kështu do e lind.

Si u bë transporti yt? T'u desh shumë rrugë për të dalë deri te helikopteri?
Jo, sepse helikopteri u ul para oborrit të shtëpisë sime.

Po a nuk kishte shumë dëborë? Si u realizua ulja?
Ka shumë dëborë, po shumë. Dritaret e katit të parë të shtëpisë janë mbuluar nga dëbora, i kalon 2 metrat. Por u mblodhën burrat e dy fshatrave për të hapur një fushë ku do të ulej helikopteri. Këta të Ministrisë na thanë se duhej hapur një zonë 25 me 25 metra dhe u mblodhën dy fshatrat.

E pati të lehtë helikopteri të ulej?
Jo! Në mëngjes, aty nga ora 10, na thanë se helikopteri nuk mund të nisej se ishte kohë e keqe. U gëzova: Thashë, ani, një ditë më shumë me fëmijët e mi. U nis sërish nga dreka, por prapë nuk mundi të ulej. Por pastaj pasdite, aty nga ora 5 doli dielli, u hap koha dhe helikopteri erdhi e më mori.

Po fëmijët?
Më dhemb zemra për ta. I kam lënë duke qarë e duke bërtitur: Mos ik, mos ik, më thoshin....

Kur u nisët me helikopter patët ndonjë problem?
Jo, kur u nisëm jo. Por në momentin që do të hipja në helikopter po. Kur helikopteri po ulej, helikat e ngritën gjithë dëborën që ishte grumbulluar rreth e rrotull dhe ne u mbuluam nga dëbora. Mua më morën burrat e fshatit në krahë, më kanë kaluar dorë më dorë dhe më hipën në helikopter. Veç se i kam lënë fëmijët duke brit nga pas (qan).

Çfarë të thanë mjekët?
Mjekët do më mbajnë në spital deri sa të vijë koha për të lindur. Jemi të dy mirë. Dhimbje nuk kam.

E ke parë se çfarë është?
Djalë, si dy të parët
( ne foto Valbona Imeraj, gruaja shtatzene qe flet per shqiptarja.com)
*sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024