Kushdo që ka kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtura, dhe ka dyshime të forta se mund të jetë krijuar një shtatzëni e paplanifikuar, nuk ka një plan B. Prej afro 1 muaji, në farmacitë kryesore në Tiranë, mungon ajo që në gjuhën e zakonshme quhet, pilula e emergjencës. Ky medikament, përdorët pikërisht për të parandaluar shtatzëninë. Pilula e emergjencës, një metodë hormonale, përdoret brenda 72 orëve nga marrëdhënia seksuale e pambrojtur,.

Çdo grua apo vajzë në moshë riprodhuese mund ta marrë lehtësisht nga farmacitë, pa recetë dhe pa limite moshe. Çmimi i saj varion nga 500 deri në 1200 lekë.

Nga një vëzhgim të REPORT TV rezulton se ky ilaç mungon prej më shumë se tre javësh, ndërsa farmacistët tregojnë jashtë kamerave se kërkesa ka qenë e lartë, veçanërisht nga vajzat e reja.

Përdorimi i saj mund të shoqërohet me efekte anësore të lehta, si dhimbje koke, marramendje, të përziera, dhimbje barku, gjakderdhje të parregullta dhe lodhje., simptoma që kalojnë vetë brenda një kohe të shkurtër. Nëse ka të vjella brenda 2 orëve nga marrja e një doze, ajo duhet të përsëritet.

Sipas institutit të Shëndetit Publik kontracepsioni i urgjencës nuk dëmton fertilitetin, por duhet përdorur vetëm në raste emergjente dhe jo si metodë e rregullt mbrojtjeje. Megjithatë mjeket paralajmërojnë se gratë që përdorin shpesh këtë pilutë, në të ardhmen kur të duan të lindin një fëmijë, rrezikojnë shtatzëni ektobike, ose shtatzëni jashtë mitre.