Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ku dukeshin shtëllunga tymi të zi dilnin pranë Ministrisë për Europën dhe Politikën e Jashtme, u shpërnda masivisht në rrjetet sociale. Kishte edhe nga ata që ngritën dyshime se vetë Ministria ishte përfshirë nga zjarri dhe punonjësit kishin dalë me urgjentë jashtë.
Por në një reagim, zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme sqaron se nuk ka vend për panik dhe se gjithçka ka qenë një problem me kondicionerin.
Nuk është zjarr, por ka qenë një problem me kondicionerin. Nuk ka asnjë rrezik për punonjësit. Situata është nën kontroll.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme