"Izraelitët theksuan sot në mëngjes se armëpushimi u shkel dhe se anëtarët e Hamasit kanë përdorur armëpushimin humanitar për të sulmuar ushtarët izraelitë dhe për të marrë një peng. Kjo është një shkelje barbare e marrëveshjes së armëpushimit", deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest për CNN.
"Ne shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar t'i dënojë këto akte sa më shpejt të jetë e mundur dhe të inkurajojë ato që kanë influencë mbi Hamasin dhe të sigurojë që lëvizja islamike palestineze të respektojë marrëveshjen për të cilën është angazhuar", shtoi ajo./ATSH/