Shtëpia e Bardhë do të kufizojë disa investime amerikane në Kinë

Shtëpia e Bardhë do të kufizojë disa investime amerikane në Kinë

Shtëpia e Bardhë do të ofrojë të mërkurën, detaje lidhur me planet për të ndaluar disa investime të teknologjisë amerikane në Kinë, të cilat mund të përdoren për të mbështetur modernizimin ushtarak të Kinës dhe mund të përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Një zyrtar i lartë amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters se masa kërkon që bizneset amerikane të njoftojnë qeverinë për investimet e tyre në Kinë.

Planet synojnë që të parandalojnë përdorimin e kapitalit dhe ekspertizës amerikane për qëllime ushtarake kineze që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Pritet që Presidenti Biden të lëshojë së shpejti një urdhër ekzekutiv për kontrollin e investimeve amerikane të teknologjisë së lartë në Kinë. Zyrtari i lartë amerikan, i cili nuk ishte i autorizuar të komentonte, tha se vendimi pritet të merret të mërkurën. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte.

Për muaj të tërë, zyrtarë të administratës së Presidentit Biden kanë theksuar se çdo kufizim i investimeve amerikane në Kinë do të shihet me imtësi.

“Këto janë masa të posaçme”, tha në prill Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan. “Ato nuk janë, siç thotë Pekini, një bllokadë teknologjike”.

Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo, tha në mars se administrata "nuk donte që masa të kishte përfshirje tepër të gjerë... Çdo gjë që është tepër e gjerë i dëmton amerikanët dhe ekonominë".

Pritet që qeveria të përqendrohet tek investimet amerikane në Kinë për teknologji të tilla si mikroprocesorët, informatika kuantike dhe inteligjenca artificiale. Masa në fjalë nuk do të ndikojë tek investimet aktuale, tha individi që ka dijeni për urdhrin ekzekutiv, i cili pritet zbatohet vitin e ardhshëm./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 09/08/2023 22:09

    Amerikes po i bien pjeset nje nga nje si ato makinat e vjetra , nuk di ke te mbaj me pare . Nuk do te duroj shume tirania e tyre si ka ndodhur dhe me perandorite me pare sepse tani e kane cuar boten ne nje pike moskthimi keta kriminele

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë