Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka "shqetësim të madh" se Kina mund t'i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për të ndihmuar pushtimin e saj në Ukrainë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se presidenti amerikan Joe Biden do të jetë i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në bisedën e tij me presidentin kinez Xi Jinping nesër, shkruan Sky News.
Ajo tha se dështimi i Kinës për të denoncuar Rusinë "flet shumë".
Siç raportuam më herët, Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Shtëpia e Bardhë nuk do të ketë asnjë hezitim për të vendosur "kosto" ndaj Pekinit nëse vendi vazhdon të mbrojë veprimet e zotit Putin.
Lajmi kryesor:
Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë









