Përgjigjja e Donald Trump ndaj revoltës së televizioneve amerikane kundër përjashtimit nga Shtëpia e Bardhë të CNN, Politico dhe MS Now nuk vonoi. Shtëpia e Bardhë njoftoi nisjen e “Trump TV”, një platformë transmetimi 24 orë në ditë, e dedikuar për aktivitetet e administratës. Shërbimi i ri, siç u shpjegua në një njoftim, do të ofrojë “videot më të mira, ndërhyrjet më të rëndësishme dhe momentet kryesore që nuk duhen humbur, në transmetim 24 orë në ditë dhe të përditësuara në kohë reale.”
Nisma vjen pas përplasjes së radhës mes presidentit dhe botës së medias. Të shtunën e kaluar, Trump kishte njoftuar në rrjetin social Truth revokimin e akreditimeve në Shtëpinë e Bardhë për tre media, të cilat, sipas tij, ishin fajtore për përhapjen e lajmeve të rreme (“Fake Neës”): pikërisht CNN, Politico dhe MS Now. Protestat nisën menjëherë. CNN transmetoi nga rruga për të garantuar mbulimin e lajmeve edhe pa pasur akses në Shtëpinë e Bardhë.
Më pas, CNN njoftoi se do të ndërmerrte veprime ligjore kundër revokimit të akreditimit. Megjithatë, televizione të tjera vendosën të mos mbulonin më aktivitetet e Trump në selinë presidenciale në Uashington: në këtë protestë morën pjesë transmetues të rëndësishëm si ABC, CBS, Fox Neës (politikisht pranë Trumpit) dhe NBC. Rezultati i parë ishte transmetimi “pa zë”, pra pa mikrofon, i një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë: pamje pa mikrofon për të mbledhur deklaratat e Trumpit.
Trumpi, megjithatë, nuk u tërhoq. Përkundrazi, siç bën zakonisht kur ndodhet në vështirësi, ai e përshkallëzoi edhe më tej situatën. “Shtëpia e Bardhë nuk po ndërmerr një sulm ndaj shtypit të lirë, një vlerë që unë e çmoj. Përkundrazi, po lufton kundër lajmeve të rreme, një fenomen që është përhapur si kancer” dhe që është “një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare. Duhet të ndalet.”
Më pas erdhi njoftimi për platformën e re televizive. Diçka e ngjashme kishte ndodhur edhe me Truth: kur, në një periudhë marrëdhëniesh të vështira me Elon Musk, ai ishte përjashtuar nga Tëitter-i i atëhershëm (tani X), krijoi rrjetin e tij social. Tani po e provon sërish me televizionin. Por edhe brenda radhëve të republikanëve ka nga ata që kanë filluar ta konsiderojnë këtë betejë të vazhdueshme kundër medias si një kauzë të gabuar./Corriere





Komente
Komento