Shtëpia e Bardhë i kërkon Putinit të mos përzihet në zgjedhjet amerikane

Shtëpia e Bardhë i kërkon Putinit të mos përzihet në zgjedhjet amerikane

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby

Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të “mos ndërhyjë më” në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, pasi ai shprehu mbështetjen e tij për nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.

Duke folur në Forumin e Euroazisë Lindore në qytetin rus Vlladivostok të enjten, Putini tha se Moska parapëlqen që Harris t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit në SHBA, sipas portalit Meduza.

“I parapëlqyeri ynë ishte [Joe] Bideni. Ai është tërhequr nga gara, por ai rekomandoi të mbështetet Harrisi. Dhe, ne do ta bëjmë këtë. Ne do ta mbështesim atë”, tha Putini.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u përgjigj duke thënë se Putini “nuk duhet ta mbështesë askënd në asnjë mënyrë”.

Kirby shtoi se njerëzit e vetëm që duhet të vendosin se kush duhet të jetë presidenti i ardhshëm janë qytetarët amerikanë.

“Ne do ta vlerësonim shumë nëse Putini... nuk flet më për zgjedhjet dhe nuk përzihet më në to”, theksoi Kibry.

Një ditë më parë, Shtetet e Bashkuara ngritën aktakuzë kundër dy menaxherëve të një televizioni shtetëror rus dhe e akuzuan Kremlinin për kryerjen e një operacioni të fshehtë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në SHBA.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, tha se televizioni RT, i njohur më parë si Rusia Sot, dhe dy menaxherët e tij me bazë në Moskë, e kanë orkestruar “një skemë në vlerë 10 milionë dollarë për të krijuar dhe shpërndarë përmbajtje te qytetarët amerikanë me mesazhe të fshehta të qeverisë ruse”.

Një muaj më parë, zëvendësprokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Lisa Monaco, tha në një fjalim se Rusia ishte kërcënimi kryesor për zgjedhjet në SHBA.

Shtetasit amerikanë do të votojnë më 5 nëntor në zgjedhjet presidenciale.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është kandidat i republikanëve në këtë garë, derisa nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, pritet të shpallet kandidate e demokratëve./REL

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 05/09/2024 21:25

    Amerikanet i futin hundet ne te gjitha vendet e tjera dhe per ta eshte normale kurse tani qe dikush tjeter jep opinionin e vet per zgjedhjet e tyre u vjen keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja