Shtëpia e Bardhë ngre akuzën
kundër Assadit për sulmin kimik

Shtëpia e Bardhë ngre akuzën<br />kundër Assadit për sulmin kimik
Shtëpia e Bardhë thotë me bindje se Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, qëndron pas sulmit të dyshuar kimik, i cili ka vrarë 58 persona në veri-perëndim të Sirisë.

Ky  sulm kimik kundrejt këtyre njerëzve të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë është i dënueshëm dhe nuk mund të injorohet nga bota e qytetëruar. Këto veprime janë pasojë e dobësisë së administratës së kaluar. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se sulmi në qytetin Khan Sheikhoun, i cili kontrollohet nga rebelët, është kryer nga avion të Qeverisë siriane ose asaj ruse.

Nga këta të vrarë rezultojnë së paku 11 fëmijë. Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, mohon se përdor armë kimike dhe akuzon rebelët për përdorimin e tyre. Ministria e Mbrojtjes në Rusi deklaron  se avionët e saj nuk kanë kryer asnjë sulm pranë qytetit Khan Sheikhoun.Për këtë sulm nisin hetimet Kombet e Bashkuara. 

Redaksia Online
(K.R/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane