Shtëpia e Bardhë: Rekomandim unanim nga këshilltarët e sigurisë për të dërguar bombathërmuese në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Rekomandim unanim nga këshilltarët e sigurisë për të dërguar bombathërmuese në Ukrainë

Jake Sullivan

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se bombat thërrmuese do të jenë pjesë e paketës së re të ndihmës ushtarake që Uashingtoni do t'i dërgojë Ukrainës. Ndihma në total llogaritet deri në 800 milionë dollarë, dhe njoftimi mbi të do të bëhet nga Pentagoni ditën e premte.

Gjatë një konference për shtyp Jake Sullivan, këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, mbrojti vendimin për dërgimin e bombave thërrmuese në Ukrainë.

Ai tha se Rusia ka përdorur municione të tilla kundër Ukrainës që nga fillimi i konfliktit duke shtuar se përdorimi i predhave të artilerisë nga Ukraina është aq i shpeshtë, sa është e vështirë që sigurohet prodhim i mjaftueshëm, për të mbuluar nevojat.

Vendimi vjen pavarësisht shqetësimeve të përhapura se këto lloj bombash mund të shkaktojnë viktima civile. Pentagoni do të ofrojë municione që kanë një "normë pashpërthyeshmërie" të reduktuar, që do të thotë se do të ketë shumë më pak raunde të pashpërthyera bombash që mund të rezultojnë në vdekje të paqëllimshme civile.

Të kërkuara prej kohësh nga Ukraina, bombat thërrmuese janë armë që hapen në ajër, duke lëshuar bomba më të vogla të cilat shpërndahen në një zonë të madhe dhe kanë për qëllim të shkatërrojnë objektiva të shumtë në të njëjtën kohë.

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar armët për të ndihmuar fushatën e tyre për të zbrapsur trupat ruse dhe për të arritur fitore në kundërsulmin e vazhdueshëm. Forcat ruse po përdorin tashmë bomba thërrmuese në fushën e betejës dhe në zonat e populluara civile, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, disa municione thërrmuese lënë pas "bomba" që kanë një shkallë të lartë dështimi për të shpërthyer - deri në 40% në disa raste. Zyrtarët amerikanë thanë të enjten se shkalla e municioneve të pashpërthyera për bombat që do të shkojnë në Ukrainë është më pak se 3% dhe për këtë arsye do të thotë më pak kërcënime për civilët.

Zoti Sullivan foli dhe mbi takimin e ardhshëm të NATO-s. Ndërsa Ukraina nuk pritet të bëhet anëtare e aleancës gjatë këtij takimit, anëtarët e saj, do të diskutojnë rreth hapave të nevojshëm që Kievi të kualifikohet për anëtarësim në aleancën ushtarake, tha Shtëpia e Bardhë të premten.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan tha se takimi i Vilniusit në Lituani, do të jetë një hap i rëndësishëm në rrugën e Ukrainës për t'u bërë pjesë e aleancës./VOA

M.T/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë