Shtëpia e Bardhë: Rusia po ekzekuton ushtarët që nuk ndjekin urdhrat

Shtëpia e Bardhë: Rusia po ekzekuton ushtarët që nuk ndjekin urdhrat

John Kirby

Shtetet e Bashkuara kanë informacione se ushtria ruse po ekzekuton ushtarë që nuk zbatojnë urdhrat në lidhje me luftën me Ukrainën, tha të enjten (26 tetor 2023) Shtëpia e Bardhë.

“Kemi informacione se ushtria ruse ka ekzekutuar ushtarë që kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat," u tha gazetarëve zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

“Kemi gjithashtu informacione se komandantët rusë po paralajmërojnë se do të ekzekutojnë njësi të tëra nëse përpiqen të tërhiqen për shkak të zjarrit të artilerisë ukrainase”, tha zoti Kirby.

Përfaqësues të Kremlinit, ministria ruse e mbrojtjes dhe ambasada ruse në Shtetet e Bashkuara nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Zyrtarët ukrainas thanë të mërkurën se me gjithë humbjet e mëdha, forcat ruse po vazhdojnë përpjekjet për të kapur qytetin lindor të Ukrainës, Avdiivka.

Zoti Kirby tha se forcat e mobilizuara të Rusisë ishin të patrajnuara, të papajisura dhe të papërgatitura për luftime.

Ai tha se ushtria ruse po dërgonte në vijën e frontit grupe ushtarësh të trajnuar dobët. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Kirby tha se kërcënimet për të ekzekutuar ushtarët ishin barbare.

"Unë mendoj se kjo tregon se udhëheqësit e ushtrisë ruse e dinë se në ç’gjendje të keqe është ushtria dhe se sa e keq" /VOA/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 27/10/2023 10:31

    Na nxorren zorret me fake news,jo pame fotografi,jo tund eproveta,jo 11 shtatori,jane arrogante e kriminele me gjakun e pooujve qe kane sulmuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë