Shtëpia e Bardhë: SHBA në bisedime për të dërguar zyrtarë të lartë në Ukrainë, vendim ende larg finalizimit

Shtëpia e Bardhë: SHBA në bisedime për të dërguar zyrtarë të lartë në Ukrainë, vendim ende larg finalizimit

Zyrtarët amerikanë kanë pasur diskutime paraprake brenda vendit për dërgimin e një anëtari të lartë të administratës në Ukrainë, sipas një burimi të njohur me bisedimet, shkruan CNN.

Ndërsa presidenti Joe Biden dhe zëvendës Presidentja Kamala Harris nuk ka gjasa të vizitojnë Kievin së shpejti, zyrtarët kanë diskutuar dërgimin e Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin ose Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. 

Por një vendim është larg përfundimit dhe vizita përfundimisht nuk mund të realizohet, shton më tej CNN. 

Kryeministri britanik Boris Johnson bëri një vizitë të papritur në Kiev ditët e fundit. Zyrtarët amerikanë thanë më pas se Biden aktualisht nuk po planifikonte një udhëtim të tij. 


Lajmi kryesor:

Moska e pranon: Anija ruse që u godit nga Kievi u fundos! Rusia akuzon ukrainasit për bombardimin e fshatrave ruse, ata e mohojnë! Biden: Gati të shkoj në Kiev


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç