Shtëpia e Bardhë/ Shefi i stafit: Trump ka simptoma të lehta të Covid! Pentagoni ngre alarmin e nëndetëseve dhe raketave balistike

Shtëpia e Bardhë/ Shefi i stafit: Trump ka simptoma të lehta të Covid! Pentagoni ngre alarmin e nëndetëseve dhe raketave balistike

SHBA tashmë e papërkulur nga një katastrofë shkatërruese shëndetësore dhe sezoni i trazuar politik në prag të zgjedhjeve presidenciale të nëntorit, u përball herët në mëngjes me lajmin se Presidenti Donald Trump kishte kontraktuar koronavirusin.

Por lajmi i mirë duket se ka ardhur pak minuta më parë nga Meadoës, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenti është "me humor të mirë dhe me shumë energji" por po përjeton simptoma të lehta në lidhje me Covid-19, u tha gazetarëve Mark Meadoës i cili shtoi "Unë jam optimist se ai do të ketë një shërim shumë të shpejtë”.

Një zyrtar i lartë i administratës tha sot se Trump nuk kishte simptoma të mëdha dhe do të punonte nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë. Një tjetër zyrtar gjithashtu tha se ndihmësit po kërkojnë mënyra që Trump të flasë përpara kombit mbi gjendjen e tij, megjithëse asnjë vendim përfundimtar ende nuk ka.

Trump me Covid/ Pentagoni ngre alarmin e nëndetëseve dhe raketave balistike

Ndërsa Presidenti Donald Trump u bëri të ditur Shteteve të Bashkuara dhe botës këtë mëngjes se ai dhe Zonja e Parë Melania dolën pozitivë për Covid-19, dy Boeing E-6B Mercurys u ngritën në atë që supozohet të jetë një mision i rrallë.

Bashkë me avionin tepër të sofistikuar të Marinës amerikane , u dha alarmi edhe për komponentët thelbësorë të forcave strategjike të SHBA - nëndetëset e armatosura në botë dhe grupet e raketave balistike me energji bërthamore që mund të mbajnë deri në 24 raketa balistike Trident secila prej të cilave mund të përmbajë deri në 8 koka të të tipit Mirv.

Të dy Boeing E-6B Mercurys u panë ndërsa qarkullonin përgjatë Bregut Lindor të Shteteve të Bashkuara dhe mbi qiellin e Oregonit duke dhënë udhëzime për nëndetëset që kalojnë në Atlantik dhe Paqësor.

Lajmi, i raportuar nga Fox Neës, nuk është komentuar dhe as mohuar nga Pentagoni, i cili nuk ka lëshuar ende ndonjë deklaratë zyrtare.

Katër E-6B Mercury me 23 anëtarë të ekuipazhit duke përfshirë pilotët, specialistët e komunikimit, oficerët e inteligjencës dhe kriptografët, janë pjesë e një grupimi të njohur si "Posta e Komandës Ajrore", njësia përgjegjëse për ruajtjen e vazhdimësisë së komandës në rast se qendrat e komandës në tokë shkatërrohen nga forcat e armikut ose në çdo rast emergjence të ngjashme që ndalon lëshimin e urdhrave nga toka për lëshimin e raketave strategjike.

Sipas ekspertëve, lëvizjet ushtarake justifikohen nga momenti jashtëzakonisht delikat shëndetësorë ku ndodhet komandanti i përgjithshëm i fuqisë së parë bërthamore në botë, Donald Trump i detyruar të futet në karantinë në Shtëpinë e Bardhë. Gjithashtu ky mund të jetë edhe një mesazh që Pentagoni u dërgon armiqve të mundshëm të Shteteve të Bashkuara, të bindur se ata mund të përfitojnë nga momenti për të kryer veprime destabilizuese duke përfituar nga situata kur njëriu që zotëron çantën me kodet e raketave bërthamore ka kontraktuar një sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes.


Lajmi kryesor:

Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania goditen nga Covid! Hope Hicks, ish modelja e dyshuar si burimi i infeksionit


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia