Shtëpia e Bardhë: Synimi përfundimtar është çarmatosja bërthamore e Phenianit
Shtëpia e Bardhë thotë se synimi përfundimtar i çdo negociate mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un është çarmatimi bërthamor i Koresë.
Shtëpia e Bardhë thotë se synimi përfundimtar i çdo negociate mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un është çarmatimi bërthamor, duke shtuar se fushata amerikane e “presionit në maksimum” ndaj Phenianit do të vazhdojë dhe sanksionet nuk do të hiqen deri sa ai vend të ndërmarrë veprime konkrete për çarmatimin bërthamor.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders tha se vendimi nuk do të mbështetet vetëm tek fjala e udhëheqësit Kim.
“Nuk do të bëjmë gabimet e administratave të mëparshme dhe nuk do të bazohemi vetëm tek premtimi i Koresë së Veriut. Sikurse e kemi thënë më parë, fushata e presionit maksimal do të vazhdojë deri sa të shohim ndërmarrjen e veprimeve konkrete. Nuk jemi naivë në proces. Kemi parë disa hapa në drejtimin e duhur, por kemi rrugë të gjatë përpara.”
Udhëheqësi Kim ka njoftuar ngrirjen e testeve bërthamore si dhe lëshimin e raketave balistike ndërkontinentale.
Zoti Trump ka pranuar se nuk dihet rezultati përfundimtar i bisedimeve me udhëheqësin koreano-verior. Takimi mund të mbahet nga fundi i majit apo fillimi i qershorit. Pheniani nuk ka pranuar që të heqë dorë nga arsenali bërthamor, pavarësisht kërkesës së zotit Trump, si dhe nuk është pajtuar për çarmatim bërthamor të përhershëm të gadishullit Korean./VoA
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 4159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit
25 Dhjetor, 14:06
-
Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:29
-
Amerika po planifikon të tërhiqet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë
24 Dhjetor, 14:47
-
SHBA/ Komisioni i Etikës akuzon ish-ligjvënësin e Floridas, Matt Gaetz se pagoi rregullisht për seks, përfshirë një minorene
24 Dhjetor, 14:45
-
Trump tha se do të blejë Groenlandën, kryeministri i vendit i përgjigjet: Nuk jemi në shitje
24 Dhjetor, 14:16
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
‘Ford’ jep një milion dollarë donacion për inaugurimin e Presidentit Trump
23 Dhjetor, 20:39
-
Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën
23 Dhjetor, 20:10
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
23 Dhjetor, 13:05
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë
23 Dhjetor, 10:01
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor, 08:18