Shtëpia e Bardhë: Trump kërkon
që Rusia të tërhiqet nga Krimea

Shtëpia e Bardhë: Trump kërkon<br />që Rusia të tërhiqet nga Krimea
SHBA-Nëpërmjet një deklarate Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se presidenti Donald Trump pret që Rusia të tërhiqet nga Krimeja dhe t’ia rikthejë ata Ukrainës.

Presidenti Trump e ka bërë të qartë që pret që Rusia të tërhiqet nga Krimea dhe t’ia rikthejë atë Ukrainës. Në të njëjtën kohë ai dëshiron gjithashtu edhe përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë”, është shprehur zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer.

Ndërkohë edhe ambasadorja e SHBA-së në OKB, ka deklaruar se Krimea është pjesë e Ukrainës dhe se sanksionet amerikane ndaj Rusisë, të lidhura me aneksimin e gadishullit, do të qëndrojnë në fuqi deri në momentin që Rusia do t’i rikthejë territorin e aneksuar ilegalisht Ukrainës.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i shtëpinë së Bardhë ka shtuar se ambasadorja e SHBA-së në OKB, Haley, flet në emër të presidentit.
Gjithashtu Spincer ka shtuar se përmirësimi i marrëdhënieve me Rusinë ishte shumë i rëndësishëm për ekonominë e SHBA-së .

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri