Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festat e fundvitit

Shtëpia e Bardhë zbukurohet për festat e fundvitit

Jill Biden

Shtëpia e Bardhë ndriçon nga atmosfera e festave, një traditë e përvitshme që synon të përçojë hare dhe t’u rikujtojë amerikanëve rëndësinë e festave të fundvitit. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, tema e këtij viti është "Ne Populli", një referencë ndaj forcës më të madhe të Amerikës: popullit amerikan.

Krishtlindjet në Shtëpinë e Bardhë janë gjithmonë vezulluese, por dekori sezonal ka edhe një kuptim më të thellë, siç tregohet nga tematika e këtij viti: Ne Populli.

Këto janë tre fjalët e para të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, që çdo president amerikan betohet t’i zbatojë.

Këto fjalë të thjeshta përmbledhin një ideal amerikan: Se qeveria më e pasur dhe më e fuqishme në botë e merr forcën e saj jo nga udhëheqësit, por nga qytetarët.

“Thelbi i kombit tonë është dhe ka qenë gjithmonë ‘Ne Populli’. Dhe kjo është ajo që ka frymëzuar dekorimet e festave të Shtëpisë së Bardhë të këtij viti. Vlerat që na bashkojnë mund të gjenden përreth jush; besimi tek mundësitë, optimizmi dhe uniteti. Në çdo dhomë, ne reflektojmë atë që na bashkon gjatë festave dhe gjatë gjithë vitit”, tha Zonja e Parë Jill Biden.

Kjo është e jashtëzakonshme, për një komb me 330 milionë banorë, 50 shtete, me rreth 400 gjuhë të folura dhe me të gjitha fetë kryesore të botës.

“Mirë se erdhët në Shtëpinë e Bardhë dhe Gëzuar Bajramin!”, mirëpriste njerëzit Presidenti Biden.

“Gëzuar Divalin, të gjithëve!”, uronte Nënpresidentja Kamala Harris.

“Gëzuar Krishtlindjet dhe Gëzuar Festat. Zoti ju bekoftë!", uroi zonja Biden.

Shtëpia e Bardhë është përfshirë nga muzika festive dhe ndër dekorimet gjenden kopje të kafshëve shtëpiake që jetojnë aty, si dhe një maket i godinës së Shtëpisë së Bardhë, i krijuar me 140 kg sheqer.

Edhe dritat kësaj radhe janë të shumta. Sipas Shtëpisë së Bardhë, janë 83,615 drita, si dhe 77 pemë të Krishtlindjes.

A do t'i pëlqejë kjo të gjithëve? Sigurisht që jo. Dhe ata e shprehin lirisht mendimin e tyre në mediat sociale.

Kjo ndoshta vë në dukje fuqinë më të madhe të popullit amerikan: jo vetëm që çdokush mund të thotë lirisht atë që mendon – por çdo katër vjet, ata mund të vendosin se kush do të jetojë në Shtëpinë e Bardhë dhe se kush do ta dekorojë atë./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite