Dhjetëra fermerë francezë hodhën tonelata plehu, goma dhe perime jashtë shtëpisë bregdetare të presidentit Emmanuel Macron në Le Touquet, në një protestë kundër marrëveshjes tregtare BE–Mercosur, të cilën e konsiderojnë të pandershme.

Protestuesit paralajmërojnë se marrëveshja rrezikon fermerët francezë, duke hapur tregun ndaj produkteve më të lira nga Amerika e Jugut që nuk përmbushin standardet lokale. Edhe pse nënshkrimi i marrëveshjes u shty për në janar, sindikatat bujqësore thonë se kjo nuk mjafton dhe kërkojnë anulimin e saj.

Protestuesit vendos edhe një arkivol simbolik me mbishkrime si “Jo Mercosur-it” dhe “Ushqehu si Francez”, ndërsa kryetari i Le Touquet mbështeti kërkesat për presion të vazhdueshëm ndaj qeverisë.

Fermerët kundërshtojnë gjithashtu ndryshimet në subvencione dhe masat klimatike të BE-së, që sipas tyre rrisin kostot e prodhimit, duke theksuar frustrimin e vazhdueshëm për politikat qeveritare.