Në qytetin Dresden në Gjermani gjendet një shtëpi interesante e cila është kthyer në gjënë më të çmuar të banorëve vendas.

E veçanta e kësaj shtëpie ngjyrë blu është se shndërrohet në një orkestër të vërtetë kur bie shi.

Kur ujërat e shiut bien në saksofonin e vendosur përreth shtëpisë, instrumentet muzikore frymore dhe tubat në forme zik-zaku nxjerrin notat muzikore të një pjese.

Turistët vrapojnë të dëgjojnë muzikë pranë shtëpisë sapo qielli mbulohet nga retë. Pronarët e shtëpisë së quajtur Neustadt Kunsthofpassage janë skulptorët Annete Paul, Christoph Robner dhe Andre Tempel.


(Shtëpia 'orkestër' në Dresden, Gjermani)