Kryeministri Edi Rama ka bërë një ftesë për të gjithë të rinjtë për tu regjistruar në shtëpinë shqiptare të teknologjisë dhe informacionit.
“Me këtë ftesë për të gjithë të rinjtë e të rejat që të përfitojnë nga TechSpace, shtëpia shqiptare e teknologjisë dhe informacionit për idetë e projektet e tyre, ju uroj një javë të mbarë”, shprehet Rama.
TechSpace, shtëpia më e madhe e inovacionit në Shqipëri, mbledh së bashku startup-e dhe studentë e të rinj të fushës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Kjo hapësirë ofron trajnime nga ekspertët më të mirë edhe ata të Microsoft, me hapësira të dedikuara për mentorime, kënde të posaçme për startup-e dhe ku bashkëveprimi mes të rinjve është pjesë thelbësore e veprimtarisë.
TechSpace frekuentohet çdo ditë nga mbi 100 të rinj dhe dyert janë të hapura për shumë të tjerë. “Kemi ambientet më bashkëkohore dhe stimuluese për të gjitha ata që kanë dëshirë dhe ambicie për të zhvilluar inovacionin në Shqipëri”, shprehet znj. Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSHI-t, institucionit menaxhues të shtëpisë së teknologjisë TechSpace.
Studentët e universiteteve të fushës, por edhe të gjithë nxënësit e shkollave profesionale të lidhur me teknologjinë, e kanë vendin e tyre dhe hapësirat e nevojshme për t’u përballur idetë, sfidat dhe aftësitë mes tyre.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit informon se pak muaj na ndajnë nga shpallja e 10 projekteve më të mira që lindin nga TechSpace, të cilët do të shkojnë në Silicon Valley, të Kalifornisë në SHBA, një destinacion fantastik për të gjithë profesionistët e teknologjisë.
G.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
34.8%
Vota total: 705
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme
24 Dhjetor, 13:30
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19