‘Shtëpiakë të dëshpëruar’, raporti në çift sipas tri burrave! Tan Imami, Gent Zenelaj e Indrit Çobani me stand-up komedi: Te pjesa gjejmë dhe veten!

E shkruar nga tri komedianë francez, pjesa bashkëkohore “Shtëpiakë të dëshpëruar” i serviret këtë fillim jave publikut të Teatrit Kombëtar.

“E nisëm në Tiranë, në teatrin “Open Air”. Është një shfaqje, skenografia e së cilës ndryshon vazhdimisht. E kemi bërë edhe me tri karrige dhe vetëm kaq. E kemi dhënë në Durrës, Pogradec, Lezhë etj.,  do e japim edhe në të gjitha qytetet kryesore, se nami ka dalë, po e kërkojnë...”, shprehet regjisori Artan Imami.

Skenografia, regjia, interpretimi i Zheromit, protagonistit të lënduar, pas braktisjes nga e dashura me një faturë ‘të kripur’, mbajnë të gjitha firmën e Artan Imamit.

Jemi tre profesionistë shumë të mirë... Madj mund të them se unë kam lënë liri të plotë. Nga shfaqja në shfaqje ka  mizasena që ndryshojnë dhe me këtë lloj lirshmërie, spontaniteti gjithçka ecin shumë mirë! Ju nuk e dini se sa jemi argëtuar” shton më tej ai.  

Raportet në çift thotë Tan Imami, janë të ngjashme në çdo cep të botës e reagimi me entuziazëm i publikut vendas për komedinë bashkëkohore është tregues. Meritën e atribuon edhe mes partnerëve në skenë Indrit Çobanit e Gentian Zenelajt.

“Është një pjesë ku shumëkush e gjen veten... Është maskiliste , por njëherazi edhe një pjesë që lëshon mesazhe shumë të forta feministe. Pra është një pjesë e sinqertë, me mesazhe të sinqerta”, thotë aktori Gentian Zenelaj.

Gentian Zenelaj interpreton Aleksin, prej 10 vitesh i martuar. Mes ankesave, pakënaqësive por edhe çasteve të bukura, martesa, siç pohon personazhi i tij mund të mos jetë aq e tmerrshme sa mendohet...

“Nuk është aq e tmerrshme, nëse bën siç thotë gruaja nuk është aq e tmerrshme”, shprehet Zenelaj me homor.  

Të tri aktorët gjejnë ngjashmëri me personazhet që interpretojnë.

“Po, unë në shumë gjëra e gjej veten. Unë kam një martesë goxha më të gjatë se ç’ka personazhi im, po jo të dëshpëruar! Ndihem shumë mirë, sigurisht shumë gjëra i prek me humor. Dhe gjithsecili nga ne ndihet mirë”, thotë aktori.

Pas mbrëmjes së kësaj të marte rrugëtimi i “Shtëpiakë të dëshpëruar” do të vijojë sërish, edhe përtej Tiranës.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?