Shtëpia e Bardhë ka postuar në rrjetin social ‘X’ një klip në të cilin ndërthuren pamje nga sulmet raketore amerikane në Iran me video nga loja ‘Call of Duty’.

Montazhi një minutësh, i titulluar "Mirësjellje e të Kuqes, të Bardhës dhe të Kaltrës", ka marrë më shumë se 30 milionë shikime në platformën ‘X’ të Elon Musk.

Një pjesë e komentuesve shprehën habinë e tyre me këtë video dhe një pjesë tjetër shprehën neveri për videon e shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë.

Shumë shprehën tronditje kur panë një sekuencë "Call of Duty" të ripërdorur nga administrata Trump.

"Ata mendojnë se lufta është një videolojë", shkroi Paul Rieckhoff, themelues i Veteranëve të Pavarur të Amerikës dhe një kritik i vendosur i Trump, i cili e quajti videon "të papërshtatshme, fëminore dhe të papranueshme".

"Të përjashtuar nga kjo 'videolojë' janë nxënëset iraniane që bëhen copë-copë dhe ushtarët amerikanë që vriten", shkroi profesori i Harvardit Ëilliam Brooks.

Drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, iu përgjigj postimit të një gazetari në lidhje me videon dhe shkroi: "Ë është në bisedë, djema!" "Ë" është shkurtim për fitore; fraza përdoret zakonisht nga transmetuesit e drejtpërdrejtë për të festuar një fitore në një videolojë.


Lajmi kryesor:

Trump: Duhet të përfshihem në zgjedhjen e udhëheqësit të ri të Iranit! Franca, Italia dhe Greqia 'ok' mbështetjes ushtarake në Qipro! Dronët iranianë sulm aeroportit në Azerbajxhan