TIRANË - Një 62-vjeçare u arrestua ng apolicia e Tiranës pasi po ndërtonte pa leje një shtesë në banesën e saj. Policia u njoftua për këtë rast nga një qytetar përmes aplikacionit në celular "Komisariati dixhital".

Shërbimet e policisë konstatuan se në banesën private të zonjës në zonën e Paskuqanit 2, tek Vreshtat ishte duke u ndërtuar një shtesë pa leje. Në këto kushte efektivët arrestuan në flagrancën 62-vjeçaren me inicialet Z.H.