Agjencia e Legalizimeve njofton se edhe 63 familje kanë gati lejet e legalizimeve për shtesat pa leje që kanë bërë në objekte. Lista e përfituesve u takon banorëve të lagjeve të ndryshme të kryeqytetit.
Personat që kanë përfituar në këtë listë, duhet të paraqiten pranë zyrave të Drejtorisë Tirana-2, ish-instituti Perim-Patate.
Procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë, përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia.
Ligji i legalizimit i ka dhënë të drejtë subjektit vetëdeklarues të vetëdeklarojë në mënyrë individuale. Gjithashtu me ndryshimet ligjore të bëra gjatë 5-vjeçarit të fundit, edhe leja, edhe pagesa bëhen në mënyrë individuale.
Mirëpo, sipas ekspertëve të fushës, kjo nuk do të thotë që të mos ketë një bashkëpunim me njëri-tjetrin, midis banorëve të një shtese të një pallati. Kjo, pasi kur kualifikohet një ndërtim informal, kualifikohen të gjitha katet bashkë. Kur jepet leja e legalizimit, atëherë secili nga këta banorë, për aq sipërfaqe ndërtimi sa atij i takon, duhet të marrë pjesën takuese në parcelën që zë.
( Kliko këtu ) për listën e plotë e personave që nuk kanë tërhequr lejet e legalizimit
Komente









