Shtetësia e Janullatos, Meta: E 
kisha vendosur prej kohësh, prita...

Shtetësia e Janullatos, Meta: E <br />kisha vendosur prej kohësh, prita...<br>
Dhënia e shtetësisë shqiptare për kreun e Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos nga presidenti Ilir Meta në fundin e 2017-ës, u komentua jo pak për shkak se të gjithë paraardhësit e Metës kishin refuzuar të firmosin dekretin. 

Në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, Meta tha se vendimin për shtetësinë e Janullatos e kishte marrë kohë më parë, ndërsa firmën vendosi ta hidhte në prag të festës së Krishtlindjeve.

"Vendimi në mendjen time ishte marrë prej disa muajsh. E kisha menduar prej disa kohësh këtë shtetësi që të nënshkruaja në vigjilje të Krishtlindjeve, si një akt publik vlerësimi për kontributin dhe rolin e tij. Ia kisha deklaruar edhe fortlumturisë së tij se deri në fund të vitit do përgjigjesha pozitivisht për kërkesën e tij të hershme të dorëzuar në Presidencë. Por ai si njeri i mençur dhe njeri i perëndisë, pa e kërkuar askush, të paktën unë jo, dha një intervistë mjaft kuptimplotë ku bëri të qartë qëllimin e jetës së tij, që ishte jo vetëm ndërtimi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë por edhe për të pasur si pasues një shqiptar", u shpreh Meta.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan