TIRANË – Qeveria ndryshon ligjin për shtetësinë. Sipas ndryshimeve të publikuara sot nga kryeministri Berisha, çdo huaj që investon në vendin tonë të paktën 100 mijë euro do të marrë automatikisht shtetësinë shqiptare. Madje në ligj do të përfshihet edhe dekreti i presidentit i firmosur në vitin 1994.
“ Shqipëria t’i japë shtetësi shqiptare të gjithë të huajve që kanë apo qe investojnë mbi 100 mijë euro në territorin e saj. Shkallë sigurie për ata që kanë projekte apo që duan të blejnë vila për të kaluar kohë pushimesh në Shqipëri. Ligji të përfshijë dekretin për shtetësinë i miratuar nga presidenti në vitet 94. Ta inkorporojë dhe përpunojë atë “, tha Berisha.
Sipas kryeministrit rishqyrtimi i ligjit vjen si detyrim pas marrëveshjes për liberalizimin e vizave.
“E marrin shtetësinë të gjithë shqiptarët me origjinë shqiptare. Në këtë mënyrë ridimensionojmë rritjen e investimeve. Dëshira për të investuar dhe të patur shtetësi shqiptare është reale. Shumë biznesmenë më kanë kërkuar mua këtë”, tha kreu i qeverisë.
Ligji për shtetësinë është miratuar në vitin 1998, dhe sipas tij një i huaj e fitonte shtetësinë shqiptare, nëse donte vetëm 3 vjet pasi ishte martuar me një bashkëshort shqiptar.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com