“Kjo votë do të mbahet mend, që Shqipëria nuk është aleat i përhershëm, por mund të ketë edhe pozicione më pragmatiste. Shqipëria mund të ketë edhe ndryshime në varësi të zhvillimeve. Ndërsa se përse vijnë ndryshimet kjo është cështje tjetër”.
Për Kullën, duhet të kishte pasur një konsultim për votën e Shqipërisë. “Duhet të kishte pasur një konsultim për votën, pavarësisht se qeveria vendos. Unë besoj qe Presidenti e pa në TV këtë rast. Ne në momente të caktuara harrojmë detyrimet që të ulemi që të flasim me njëri tjetrin edhe kur nuk duam.
Meta me letrën bëri një veprim për të treguar që, kjo ndodhi, por ka hapësirë për t’u rinegociuar pozicionin e Shqipërisë”.
Shtetësia për Janullatosin ishte një tjetër temë debati, e cila ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik shqiptar ditët e fundit pas dekretit të Metës. Analisti Ilir Kulla tha se shtetësia i takonte Kryepeshkopit, ndërsa shtoi se Rama i dha titullin ‘Qytetar Nderi i Tiranës’ në 2005 dhe Topi e dekoroi.
“Që nga viti 2005, Janullatos është qytetar Nderi i Tiranës, titull i dhënë nga kryeministri i sotëm. Topi i ka dhënë titullin më të lartë ‘Gjergj Kastriot Skënderbeu’. Shtetësia i takon me ligj. Ai të gjithë investimin e vet e ka bërë këtu, atëherë pse mos i japin shtetësinë. Ca do presim që njerëzit të ikin nga jeta që të flasim ndonjë fjalë të mirë për të?” përfundoi ai.
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO







