Shtetësia për Janullatos, Ngjela:
Meta ia dha sepse në Mars....

Shtetësia për Janullatos, Ngjela:<br />Meta ia dha sepse në Mars....<br>
Avokat Spartak Ngjela i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ të Denis Mingës në Report Tv ka komentuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për dhënien e shtetësisë për Kryepeshkopin Janullatos. Ngjela thotë se Janullatosi e ka dëmtuar autoqefalin e kishës, ndërsa Presidenti u nxitua për dhënien e shtetësisë sepse do të vijë reforma në drejtësi dhe deri në mars do të ketë shumë zhvillime. 

Kisha Autoqefale është përpjekje e njerëzve të mëdhenj. Kisha greke ka bërë luftë kundër gjuhës shqipe dhe ka vrarë 3 ose 4 priftërinj dhe pas gjithë kësaj beteje kundër gjuhës shqipe, të heqësh autoqefalin dhe që Fan Noli e konsideron një nga veprat e mëdha... Çështja është që në këtë histori që këta nuk e njohin, të heqësh autoqefalin është njëlloj sikur ti japësh rrugë asaj që ata i thonë ‘Vorio Epir’.

Janullatosi e ka dëmtuar autoqefalin e kishës. Meshat nga Janullatos bëhen greqisht. Po përse i duhet një peshkopi grek shtetësia shqiptare? Nuk i duhet një shtetësi e re. Por ai e do sepse doktrina e autoqefalisë dhe statusi nuk e pranon një njeri që nuk është nënshtetas. Ai ka 27 vite këtu sepse politika shqiptare ka qenë e korruptuar nga fqinjët.

Ai e do shtetësinë që të qëndrojë vetë atje. Meta u nxitua se reforma në drejtësi do të vijë dhe marsi nuk i gjen këta. Do të ketë flukse patriotësh që nuk do i lejonin dhe ky shpejt e shpejt ia dha. Presidenti gaboi se nuk njeh historinë, plus interesit me fqinjët, kujtojnë se do të shpëtojnë... Këta janë të lidhur se i ka trembur Reforma në Drejtësi, po më kot lodhen”. 

dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord

Iran, incidenti me helikopterin ku udhëtonte presidenti Efraim Raisi, ja lista e pasagjerëve në bord