Shtetësia për Janullatos, Presidenti
grek:Hap me rëndësi për dy vendet

Shtetësia për Janullatos, Presidenti<br />grek:Hap me rëndësi për dy vendet<br>
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka pasur sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Prokopis Pavlopoulos.

Presidenti i Republikës së Greqisë e ka falenderuar Metën për vendimin e tij për t’i dhënë shtetësinë shqiptare Forlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, si një akt të merituar për kontributin e tij disa vjeçar në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe si një hap të rëndësishëm që i shërben klimës së bashkëpunimit dhe përmirësimit të mëtejshëm thelbësor të marrëdhënieve të Greqisë me Shqipërinë.

Presidenti Meta i shprehu kënaqësinë dhe vlerësoi edhe njëherë kontributin e Fortlumturisë së Tij në ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe në forcimin e bashkëjetesës, harmonisë dhe tolerancës fetare në Shqipëri.

Duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve në rritje mes dy vendeve tona, Presidenti Meta nënvizoi se ky vendim do t’i shërbejë jo vetëm forcimit të këtyre marrëdhënieve por edhe klimës pozitive mes dy popujve tanë.

Në datë 22 dhjetor Meta i dha shtetësinë Kryepeshkopit Janullatos, ndërsa vendimi ngjalli debat në Shqipëri. 

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike