GREQI - Athina zyrtare vazhdon të lëshojë kërcënime pas deklarimeve të kryeministrit Sali Berisha për çështjen e dhënies së shtetësisë për shqiptarët kudo ku jetojnë.
Në një bashkëbisedim me gazetarët, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekouras tha se mbetet për tu parë baza ligjore e këtyre deklaratave, si do të zbatohet dhe marrëdhënia e përshtatshmëria me legjislacionin evropian.
"Këto janë gjëra që ne do të duhet t’i shohim me shumë kujdes", -theksoi Delavekouras. Ndërkaq, ai nuk harroi të kujtojë se janë bërë edhe deklarata të tjera si ajo e Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.
"Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në rajonin tonë, veçanërisht për shkak se nacionalizmi është një kërcënim real", -vijoi zëdhënësi.
Në vlerësimin e tij, rritja e nacionalizmit në një rajon si Ballkani, i cili ka vuajtur nga ky fenomen, kërkon të vihet nën kontroll. "Ne nuk do të lejojmë që rritja e nacionalizmit të vazhdojë", tha Delavekouras.
Duke shprehur vullnetin për të punuar sëbashku me vendet e rajonit drejt plotësimit të standardeve evropiane, ai u shpreh se gjithçka është në interesin e Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë të cilët kanë pasur vazhdimisht mbështetjen e Greqisë.
"Duhet ta bëjmë gjithsesi të qartë se ne nuk do të tolerojmë lëvizje nacionaliste që na tërheqin mbrapa. Ne duhet të shohim drejt të ardhmes dhe sëbashku të ndërtojmë të ardhmen evropiane", nënvizoi Delavekouras.
(dm/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nacionalizmi, Majko: Berisha shantazh ndërkombëtarëve