Shtetet e Bashkuara kërkojnë zgjerim të pranisë së tyre ushtarake në Filipine

Shtetet e Bashkuara kërkojnë zgjerim të pranisë së tyre ushtarake në Filipine

Zyrtarët amerikanë dhe filipinas thonë se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një zgjerim të pranisë së tyre ushtarake në Filipine. Nënpresidentja amerikane Kamala Harris u takua me Presidentin e Filipineve Ferdinand Marcos Jr. të hënën në Manila, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin u takua me homologun e tij indonezian Prabowo Subianto, për të diskutuar çështje me interes të përbashkët.

Nënpresidentja Kamala Harris zhvilloi bisedime me Presidentin Ferdinand Marcos Jr. dhe zyrtarë të tjerë të hënën gjatë një vizite dy-ditore që do të përfshijë një udhëtim në provincën perëndimore Palawan përballë Detit të diskutueshëm të Kinës Jugore, të cilin Pekini e konsideron në tërësinë e tij. Ajo pritet të riafirmojë angazhimin e SHBA-së për të mbrojtur Filipinet sipas Traktatit të Mbrojtjes së ndërsjellë të vitit 1951 në rast se forcat, anijet dhe avionët filipinas sulmohen në ujërat e diskutueshme.

Ndërkohë Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin u takua me ministrin indonezian të Mbrojtjes Prabowo Subianto në Xhakartë. Pas takimit ku u diskutuan çështje të mbrojtjes rajonale, të dy homologët Austin dhe Subianto dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Austin tha se administrata Biden dëshiron të ndihmojë Indonezinë të luajë një rol qendror në rajonin e Indo-Paqësorit dhe do të zgjerojë bashkëpunimin e mbrojtjes me vendin.

“Ne takohemi ndërsa bota po përballet me sulme ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, veçanërisht pas agresionit mizor dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës. Është veçanërisht jetike tani që vendet me të njëjtin besim të bashkohen për të mbështetur parimet tona të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, lirinë dhe respektin për sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha sekretari amerikan i mbrojtjes.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me Detin e Kinës Jugore, zoti Subianto tha se Indonezia po mban lidhje të ngushta me SHBA-në dhe Kinën.

“Duke qenë miq të mirë si me SHBA-në dhe Kinën, ne konsiderojmë se mund të ndihmojmë në përmbushjen e detyrimeve dhe ruajtjen e një marrëdhënieje që mund të menaxhojë një rritje të mundshme të tensionit”, tha Subianto.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes mbërriti në Indonezi pasi mori pjesë në Forumin vjetor Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

Më vonë këtë javë, homologët Austin dhe Subianto do të marrin pjesë në takimin e zgjeruar të ministrave të sigurisë të ASEAN-it në Kamboxhia./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja